Sot, Chrissy Teigen lëshoi një deklaratë publike ku kërkonte një ndjesë të dytë për gjithë "postimet e tmerrshme në të kaluarën" - dhe tani një person tjetër ka vendosur të flasë publikisht për bullizimet që ka marrë prej Teigen. Stilisti dhe dizajneri Michael Costello bëri një shkrim të gjatë në Instagram, ku tha se "ende ka mendime për vetëvrasjen".
Vieë this post on Instagram
Costello pretendon se Chrissy e ka akuzuar atë si racist në 2014-ën dhe e gjithë eksperienca e la atë "të traumatizuar dhe në depresion". Ai thotë se Teigen "krijoi mendimin e saj për Michael", kur pa një koment të edituar me photoshop, të cilën Instagrami e aprovoi si të rremë. Kur ai i shkroi për t'i shpjeguar se çfarë kishte ndodhur dhe se nuk kishte komentuar ai, Chrissy i tha se "karriera e saj ishte më e fuqishme se e tij, prandaj të gjitha dyert do t'i mbylleshin tani e tutje".
Michael tregon se si ajo dhe stlistija Monica Rose, vendosën të bënin çmos që askush të mos bashkëpunonte me të, duke i kërcënuar se "nëse do punonin me Costello-n, do e humbisnin mundësinë për të punuar me Chrissy-n".
"Gjithmonë i jam lutur Chrissy-t dhe Monica-s për ta dëgjuar të gjithë historinë, por ato nuk ma dhanë kurrë mundësinë. Sa shumë netë kam qëndruar zgjuar, duke dashur të vras veten. Nuk kisha si të shpëtoja nga të qenit shënjestër e elitave të fuqishme në Hollywood, të cilët me të vërtetë kanë fuqi të mbyllin dyert me një mesazh të vetëm."
Pasi deklaroi se ai tendoi "t'i merrte vetes jetën" jo më larg se javën e kaluar, Michael deklaroi se "sot e kësaj dite, nuk ka qenë në gjendje të shërohet nga ngjarjet e asaj kohe".
Së fundmi, ai publikoi edhe bisedën mes të dyve:
- Chrissy...Mund të të telefonoj?
- Jo! Nuk kam asgjë për të të thënë. Do marrësh atë që meriton.
- Chrissy, nuk ia kam thënë askujt *fjalën me 'n'. Ato imazhe ishin photoshop.
- Hahah paç fat me këto. Shpresoj që kjo histori të ta mbajë dhe pak më gjatë karrierën tënde, tashmë të vdekur.
"The n word - nënkupton fjalën 'nigga' - Një term vulgar i përdorur në anglisht, shpesh për të përshkruar njerëzit me ngjyrë në mënyrë raciste.