Sot

Politikani kërkon falje pasi u shfaq i zhveshur në takimin online

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2021

Politikani kërkon falje pasi u shfaq i zhveshur në takimin online

Nëse momenti kur një avokat u shfaq në Zoom si mace ishte i sikletshëm për protagonistin dhe të pranishmit e tjerë në video-telefonatë, imagjinoni se sa i sikletshëm duhet të ketë qenë dalja nudo përpara kolegëve.

Politikani kanadez Will Amos, anëtar federal i parlamentit për Pontiac, Quebec, për partinë Liberale, mund të shihet i zhveshur në një foto që po qarkullon në internet.

Deputeti tjetër Claude DeBellefeuille, i partisë Bloc Quebecois, vuri në dukje mungesën e respektit të Amos gjatë takimit.

Politikani kërkon falje pasi u shfaq i zhveshur në takimin online

“Ne kemi parë një anëtar me veshje të papërshtatshme. Në fakt është, pa veshje fare. Kështu që le t’u kujtojmë anëtarëve, veçanërisht anëtarëve meshkuj, se kostumet dhe kollaret janë ato të përshtatshmet.” – tha ai.

Amos iu drejtua Twitter-it për të kërkuar ndjesë:

“Bëra një gabim vërtet për të ardhur keq dhe sot padyshim jam në siklet. E lashë kamerën aksidentalisht të ndezur pasi po vishesha me rrobat e punës pas një vrapi të shpejtë. Sinqerisht u kërkoj falje kolegëve. Ishte një gabim dhe nuk do të ndodhë më.”

Ok, pasojat e takimeve në Zoom.

Politikani kërkon falje pasi u shfaq i zhveshur në takimin online

MOS I HUMBISNI