Metropolitan

10 vitë më vonë: Modelja thotë se Chrissy Teigen është 'hipokrite' dhe 'e ka bullizuar'

10 vitë më vonë: Modelja thotë se Chrissy Teigen

Chrissy Teigen, përpara pak kohësh mbylli profilin e Twitter për shkak të negativitetit të pandërprerë atje, por tani një modele pretendon se Teigen e ka bullizuar për një kohë të gjatë dhe nuk i ka kërkuar kurrë falje.

Courtney Stodden e quan Chrissy-n "hipokrite", sepse u largua nga diçka (negativiteti në Twitter), të cilën ajo e ka ushqyer vetë për vite me radhë.

Në një postim në Instagram, Stodden tha me ironi:

"Sa keq! Chrissy Teigen po lë Twitter-in. Qenka "shumë negativ" për të. #bullizuese"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Courtney Stodden (@courtneyastodden)

Më pas ajo publikon disa postime të vjetra të Teigen, që prej vitit 2011, kur ajo bënte humor me faktin se llogaria e Courtney-t në Facebook ishte mbyllur, duke përmendur nazistët në krahasim.

"Të thuash se Courtney-t iu mbyll Facebook-u sepse ishte "shumë seksi", është si të thuash se nazistët ishin thjesht ca njerëz egoistë. Hmm...jo dhe aq", shkruan Teigen në një postim përpara 10 vitesh.

Në postime të tjera, Teigen thotë se fantazia e saj e të premtes është "Courtney Stodden në një "dirt nap" - term që përdoret për "gjumë të përjetshëm, vdekje". Në një tjetër Tweet, thotë: "Shko fli, përgjithmonë".

10 vitë më vonë: Modelja thotë se Chrissy Teigen

Disa prej postimeve mund të jenë në kontekstin e shakasë, por sipas Stodden ato janë "tallje dhe bullizim i qartë".

Sfondi i gjithë këtyrë është fakti që në atë kohë, Courtney, vetëm 16 vjeç, u martua me aktorin Doug Hutchison, 50 vjeç. Ky lajm bëri bujë në atë periudhë dhe u bë objekt spekulimesh, intrigash dhe talljesh nga shumë njerëz në rrjete sociale. Çifti u divorcua në mars të 2020-ës.

10 vitë më vonë: Modelja thotë se Chrissy Teigen

Burimi: TMZ, Page Six

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

10 years later: Model says Chrissy Teigen is 'hypocritical' and 'bullied by her'

10 vitë më vonë: Modelja thotë se Chrissy Teigen

Chrissy Teigen, recently closed her Twitter profile due to incessant negativity there, but now a model claims Teigen has bullied her for a long time and has never apologized.

Courtney Stodden calls Chrissy "hypocritical" because she walked away from something (negativity on Twitter) that she has nurtured herself for years.

In a post Stodden said ironically:

"Too bad! Chrissy Teigen is leaving Twitter. It's" very negative "for her.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Courtney Stodden (@courtneyastodden)

She then publishes some old Teigen posts, from 2011, when she made fun of the fact that Courtney's Facebook account was shut down, mentioning the Nazis in comparison.

"To say that Courtney shut down Facebook because it was 'very sexy' is like saying the Nazis were just some selfish people. Hmm ... not so much," Teigen wrote in a post 10 years ago.

In other posts, Teigen says her Friday fantasy is "Courtney Stodden in a" dirt nap "- a term used for" eternal sleep, death. " .

10 vitë më vonë: Modelja thotë se Chrissy Teigen

Some of the posts may be in the context of a joke, but according to Stodden they are "clear mockery and bullying".

The background to all of this is the fact that at the time, Courtney, just 16, married actor Doug Hutchison, 50. This news caused a stir in that period and became the subject of speculation, intrigue and ridicule by many people on social networks. The couple divorced in March 2020.

10 vitë më vonë: Modelja thotë se Chrissy Teigen

Source: TMZ, Page Six