Showbiz dhe TV

Eni Vasili, shtatzënë për herë të parë

Shkruar nga Anabel

27 Mars 2021

Eni Vasili, shtatzënë për herë të parë

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili, është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Armando, do të bëhen prindër së shpejti.

Lajmi u bë publik fillimisht nga Panoramaplus.al. Gjithashtu burime për Anabel.al konfirmojnë të njëjtën gjë. Referuar fotove ekskluzive të Panorama Plus, Eni është fotografuar me partnerin në kryeqytet si edhe duke bërë pazar në një dyqan për fëmijë, ku vihet re barku i rrumbullakosur.

Eni Vasili, shtatzënë për herë të parë

Eni Vasili, shtatzënë për herë të parë

Një ndryshim dallohet edhe në portretin e gazetares.

Eni Vasili, shtatzënë për herë të parë
Më parë
Eni Vasili, shtatzënë për herë të parë
Tani

Eni Vasili ka preferuar të mbajë larg vëmendjes mediatike jetën private. Rastet kur është fotografuar në shoqërinë e Armandit, inxhinierit që la Londrën për t’u zhvendosur në kryeqytet, janë të pakta.

Eni Vasili, shtatzënë për herë të parë

“Ai nuk është fare posesiv. E respektojmë shumë hapësirën e njëri-tjetrit dhe kjo është një nga arsyet që ne jemi bashkë,” u shpreh ajo për marrëdhënien e tyre në “E diell” në shkurt të vitit 2019.

MOS I HUMBISNI