Krejt papritur, Kylie u vendos në qendër të kritikave të ashpra në Twitter, pasi u kërkoi ndjekësve të saj të kontribuonin në një donacion për artistin e makeup-it Samuel Ruda, i cili u përfshi në një incident serioz dhe iu nënshtrua një operacioni javën e kaluar.
Kylie, e cila ka punuar më parë me Samuel-in, shpërndau në Instagram një link të GoFundMe kushtuar financimit të shpenzimeve mjekësore. “Tërhiqeni sipër faqen për të vizituar profilin e familjes në GoFundMe,” u kërkoi ajo 222 milionë ndjekësve të saj.
Postimi nuk u pëlqye aspak nga njerëzit, të cilët vunë në dukje se Kylie, pasuria neto e të cilës është 900 milionë dollarë, mund ta kishte financuar ndërhyrjen. "Pse Kylie Jenner kërkon donacione për të financuar operacionin e artistit të saj të makeup-it kur është një miliardere," shkroi një përdorues në Twitter.
“Nëse do të isha aq e pasur sa Kylie Jenner, nuk do t’u kërkoja njerëzve në internet të dhuronin për operacionin e trurit të mikut tim, por mesa duket jemi rritur ndryshe,” shkruan një tjetër. “Si ndodhi që Kylie nuk e paguan artistin e saj të makeup-it aq sa të përballojë një operacion 60,000 dollarë? Kjo është pyetja. Biznesi i saj është makeupi. Ai është grimieri i saj. Ai nuk i sjell miliona,” lexohet në një tjetër koment në Twitter.
Në listën e donacioneve, me emrin “Kylie Jenner” janë dhuruar 5,000 dollarë. Nuk dihet nëse është Kylie, por nuk përjashtohet si mundësi. Ka patur edhe njerëz (të paktë) që kanë mbrojtur Kylie-n. Ata thonë se nuk e organizoi ajo donacionin dhe fakti që dhuroi para ka rëndësi.