Ellie Goulding pret të bëhet nënë për herë të parë! Ylli i "Love Me Like You Do" dhe bashkëshorti i saj Caspar Jopling janë në pritje të bebushit të parë. Sipas Vogue, këngëtarja është në javën e 30-të të pritjes së ëmbël dhe lajmi ishte surprizë edhe për vetë çiftin.
"Në gusht unë dhe Caspar bëmë një udhëtim të shkurtër për të festuar përvjetorin e parë dhe aty e zbuluam. Ishte çmenduri sepse s'e kishim fare në plan. Ideja e një shtatzënie s'më dukej shumë afër reales atë kohë, por kjo ndjesi më ka bërë të ndihem edhe më humane. Dua një botë më të mirë. Kam forma që s'i kam patur kurrë dhe po i shijoj. Edhe im shoq po i shijon."
34-vjeçarja tregon se fillimisht as nuk e pranonte se mund të ishte shtatzënë, por ndryshimet e tremujorit të parë "e detyruan" të përshtatej.
Ellie dhe partneri i saj e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në gusht të 2019-ën.