Celebrity

Kim Kardashian dhe Kanye West janë zyrtarisht të divorcuar!

Shkruar nga Anabel

19 Shkurt 2021

Kim Kardashian dhe Kanye West janë zyrtarisht të divorcuar!

Kim Kardashian dhe Kanye West janë zyrtarisht të divorcuar! Sipas Page Six, TMZ dhe E!Neës, ish-çifti janë ndarë përmes divorcit më miqësor që mund të ekzistojë ndonjëherë. Tani çështja tjetër e rëndësishme për Kanye-en dhe Kim-in janë fëmijët, kujdestaria e tyre dhe bashkëprindërimi.

Ndonëse arsyeja e ndarjes ende nuk është konkrete, burime të ndryshme bëjnë me dije se muajt e fundit ata janë parë vetëm për hir të fëmijëve dhe pjesën më të madhe të kohës kanë jetuar të ndarë nga njëri-tjetri. Thuhet se Kim e ndjente prej kohësh që ajo martesë kishte marrë fund.

Pikërisht sot, kur divorci u zyrtarizua, Kim postoi një foto të saj ku shfaqej me unazë martese, duke bërë që ndjekësit të ngrenë dyshime në lidhje me raportin e tyre.

Kim dhe Kanye zgjodhën t'i japin fund pas 7 vitesh bashkë dhe 4 fëmijëve. Deri më tani çifti nuk ka bërë asnjë deklaratë publike.

Kim Kardashian dhe Kanye West janë zyrtarisht të divorcuar!

 

MOS I HUMBISNI