News

Jennifer Aniston: Vuaj nga disleksia

Jennifer Aniston është duke shijuar suksesin nga roli në filmin dramatik Cake. Ndërsa vëmendja e mediave është përqëndruar tek 45-vjeçarja, ajo ndau me The Hollywood Reporter "problemet me disleksinë, zemërimin dhe zhgënjimin që nuk u kandidua për Oscar".

"E vetmja arsye që e dija që kisha disleksi, ishte se shkova të bëja një vizitë për të marrë syze. Më bënë analiza të njëpasnjëshme dhe e zbuluan që vuaja nga ky çrregullim. Por, para se ta dija, kujtoja se thjesht nuk isha e zgjuar. Se nuk mund të arrija asgjë. Kur pata zbulimin e madh, u ndjeva sikur gjithë traumat, tragjeditë dhe dramat e fëmijërisë u zgjidhën".

Aniston gjithashtu iu përgjigj pyetjes për fëmijën. "Kjo temë është kaq e ezauruar. Nervozohem kur më pyesin, pasi është shumë personale. Kushe e di kur do të ndodhë? Prej disa kohësh është një dëshirë. Ne po bëjmë të pamundurën".

Aktorja foli gjithashtu për ish-burrin e saj, Brad Pitt, i cili gjatë verës u martua me Angelina Jolie.
"Ne nuk komunikojmë përditë, por i urojmë njëri-tjetrit gjëra të mrekullueshme. Askush nuk bëri asnjë gabim. Më kupton? Ndonjëherë gjërat thjesht ndodhin. Ah sikur bota t'i jepte fund budallallëqeve të telenovelave".

Në lidhje me filmin Cake, bukuroshja me origjinë nga Los Angeles tha: "Më kanë thënë shumë herë 'Nuk je aktorja e duhur për rolin'. Unë vendosa që t'i tregoja vetes se isha. Kisha shumë shtresa për të eksploruar."

Burim: Daily Mail

#showbiz

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb