Instagramming

Emrin e vajzës së Ledrit dhe Sarës e ka vendosur pak a shumë një i panjohur!

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2021

Emrin e vajzës së Ledrit dhe Sarës e ka vendosur pak a shumë

'Poem Blu' erdhi në jetë më 14 dhjetor dhe emri i bebushes i bëri kuriozë njerëzit për kuptimin pas saj apo arsyen pse e zgjodhën.

Emri Blu tingëllon jo fort i dëgjuar. 'Blu' më i famshëm i ditëve të sotme është padyshim Blue Ivy Carter, vajza e madhe e Beyoncé-s dhe Jay Z. Sidoqoftë Beyoncé dhe Jay Z nuk janë të vetmit. Në listë përfshihen dhe fëmijët e Cher, John Travolta etj.

Megjithatë, edhe emri "Poem" është po aq i veçantë. 

Por, pse e zgjodhën? Sepse e sugjeroi një ndjekëse.

Në një Q&A (Pyetje & Përgjigje), Sara thotë se "dëshiron të falenderojë personin, i cili i sugjeroi emrin "Poem", në një tjetër Q&A ku ajo kërkonte sugjerime për emra.

"Nuk e mbaj mend kush ka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë, por gjithsesi, nëse e lexon këtë, të falenderoj nga zemra."

Emrin e vajzës së Ledrit dhe Sarës e ka vendosur pak a shumë

Emrin e vajzës së Ledrit dhe Sarës e ka vendosur pak a shumë

MOS I HUMBISNI