Health

Varianti i ri i Covid gjendet në 60 shtete, thotë OBSH

Varianti i ri i Covid gjendet në 60 shtete, thotë OBSH

Varianti i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar është zbuluar në të paktën 60 vende, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, 10 më shumë se një javë më parë.

Me numrin e vdekjeve globale tani shumë më shumë se dy milionë dhe variante të reja të virusit, vendet në të gjithë botën po merren me mënyrën e ngadalësimit të infeksioneve derisa vaksinat të bëhen të disponueshme kudo.

Varianti i Afrikës së Jugut, i cili ashtu si ai në Mbretërinë e Bashkuar besohet të jetë më infektues, tani është raportuar në 23 vende dhe territore, njoftoi OBSH në përditësimin javor.

Fushatat e vaksinimit masiv në SHBA dhe Europë sollën shpresën se fundi i pandemisë është në horizont. Bashkimi Europian tha të martën se po synon të vaksinojë 70% të popullsisë së rritur para fundit të gushtit.

Një variant i ri i koronavirusit u identifikua në Brazil, duke ngritur pikëpyetje nëse mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë ose të jetë imun ndaj vaksinave aktuale. Ekspertët zbuluan se varianti i ri ka qarkulluar që në dhjetor të viti 2020, në Manaus, në veri të Brazilit. Të dhënat gjithashtu sugjerojnë se varianti brazilian është zbuluar edhe në Japoni. Ashtu si varianti i Afrikës së Jugut, ai brazilian mbart një mutacion të quajtur E484K. Ky mutacion, sipas studimeve, zvogëlon njohjen e antitrupave, duke ndihmuar virusin të anashkalojë mbrojtjen imune të siguruar nga infeksioni paraprak ose vaksinimi.

Për momentin, besohet se këto variante të koronavirusit janë më infektues, por nuk ka prova të shumta se shkaktojnë simptoma më të rënda.

Varianti i ri i Covid gjendet në 60 shtete, thotë OBSH

Burimet: Agence France-Presse

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

The new Covid variant is available in 60 states, says the WHO

Varianti i ri i Covid gjendet në 60 shtete, thotë OBSH

The coronavirus variant in the UK has been detected in at least 60 countries, the World Health Organization said, 10 more than a week ago.

With the global death toll now well over two million and new variants of the virus, countries around the world are tackling how to slow down infections until vaccines become available everywhere.

The South African variant, which like the one in the UK is believed to be more contagious, has now been reported in 23 countries and territories, the WHO announced in its weekly update.

Mass vaccination campaigns in the US and Europe brought hope that the end of the pandemic was on the horizon. The European Union said on Tuesday it was aiming to vaccinate 70% of the adult population before the end of August.

A new variant of the coronavirus was identified in Brazil, raising questions about whether it could cause more serious illness or be immune to current vaccines. Experts discovered that the new variant has been circulating since December 2020, in Manaus, in the north of Brazil. The data also suggest that the Brazilian variant has also been discovered in Japan. Like the South African variant, the Brazilian one carries a mutation called E484K. This mutation, according to studies, reduces the recognition of antibodies, helping the virus bypass the immune protection provided by the previous infection or vaccination.

At present, it is believed that these variants of the coronavirus are more contagious, but there is no evidence that they cause more severe symptoms.

Varianti i ri i Covid gjendet në 60 shtete, thotë OBSH

Sources: Agence France-Presse