Instagramming

Sipërmarrësja shqiptare Egreis Gjergjani për të ëmën: ‘Të kam falur’

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2021

Sipërmarrësja shqiptare Egreis Gjergjani për të

Sipërmarrësja shqiptare Egreis Gjergjani, si rrallëherë, i është drejtuar të ëmës, për të cilën pothuajse nuk flet kurrë. Nga çfarë dihet, e ëma e ka braktisur në një moment të jetës. Në Instagram, Egreis shkruan se “e ka falur” dhe lë të kuptohet që nuk ka kontakt me të.

“Nuk jam perfekte. Nuk do të jem kurrë. Por zemra ime është e drejtë dhe do të jetë gjithmonë. Shpresoj që ata të cilët kam takuar, qoftë edhe për një sekond, nuk kanë marrë asgjë tjetër përveç dashurisë nga unë.

Mund të mos jemi këtu nesër, por jam në paqe duke ditur që ata që kam njohur në jetën time, e dinë sa i kam dashur me gjithë qenien time.

34-vjetori im ka të bëjë me paqen; duke e lënë dhimbjen, duke falur. Sado e vështirë të jetë.

Mamit tim diku atje, të kam falur.” – shkruan ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egreis Gjergjani (@thestilettomeup)

Egreis është përpjekur të mos flasë shumë për të ëmën, mirëpo në një postim të tri viteve më parë, ku tregonte për rrugëtimin e saj drejt suksesit, shkruante se nëna e saj ishte një grua e dobët dhe ajo u rrit nga gjyshja, një grua e rreptë. “Babai im vendosi të martohej sërish, një grua të cilën e dëshiroja me dëshpërim të ishte nëna ime dhe e doja më shumë se gjithçka, por doli se ishte djalli në Tokë,” shkruante ajo. “Kështu që emigrova në Amerikë gjatë shkollës së mesme, në mënyrë të paligjshme duke u futur në një kamion në kufijtë e Kalifornisë.”

Prej shumë vitesh, Egreis jeton në Amerikë së bashku me bashkëshortin dhe 3 fëmijët, 2 djem dhe një vajzë. Pasi u bë e njohur falë koleksionit të saj gati magjik me më shumë se 500 palë këpucë, kryesisht Louboutin, Egreis hapi një linjë me rroba për fëmijë. Për sipërmarrësen me origjinë nga Berati, “këpuca është një vepër arti dhe ajo një koleksioniste e denjë”.

“Familja ime ka dashur gjithmonë që unë të studioj jashtë, por nuk kam ikur me Green Card apo vizë studenti, absolutisht. Kam ikur si klandestine,” u shpreh ajo në një intervistë për Anabel në 2014-n. “Udhëtimi drejt Amerikës ka ndodhur kur isha gjimnaziste dhe kam udhëtuar përmes Kanadasë në bagazhin e një makine. Ka qenë eksperiencë shumë e vështirë në fakt. Pasi shkova atje m'u dha mundësia të nisja studimet për biznes në University of Southern California, në Los Angeles.”

MOS I HUMBISNI