Celebrity

Ndahet nga jeta supermodelja e famshme

Shkruar nga Anabel

24 Dhjetor 2020

Ndahet nga jeta supermodelja e famshme

Modelja e famshme angleze, Stella Tennant ka ndërruar jetë pak ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të. Lajmin e konfirmoi vetë familja, duke e quajtur vdekjen e saj "të papritur",e ndërsa autoritetet nga hetimet e deritanishme thonë se nuk ka "asnjë rrethanë të dyshimtë".

Ndahet nga jeta supermodelja e famshme

Emri i Tennant ka qenë një ndër më të lakuarit në botën e pasarelave në fillimin e viteve '90-të. Sfilatat e saj për dizajnera si Karl Lagerfeld apo Gianni Versace bën që shpejt modelja të pushtonte kopertinat e Vogue dhe Harper's Bazaar.

Ndahet nga jeta supermodelja e famshme

Në fakt, fama e saj nisi menjëherë pasi u fotografua për British Vogue në moshën 22-vjeçare dhe nisi të punonte me marka të famshme të modës së lartë si Alexander McQueen, Jean Paul Gaultier, Burberry dhe Calvin Klein.

Ndër shumë të tjerë që shprehën ngushëllimet dhe dhimbjen për vdekjen e saj, Versace, përmes një postimi në Twitter shkroi se Stella Tennant ishte muza e Gianni Versace-s për shumë vite dhe mikeshë e familjes.

Ndahet nga jeta supermodelja e famshme

Modelja dallohej për tiparet androgjene që e bënin edhe më të veçantë si dhe për prejardhjen e saj aristokrate, duke qenë se ishte mbesa e Dukës së 11 të Devonshire, Andrew Cavendish.

Ndahet nga jeta supermodelja e famshme

Stella Tennant ka qenë gjithashtu e pranishme në ceremoninë e mbylljes së Lojrave Olimpike në Londër në 2012-in, krah Kate Moss dhe Naomi Campbell.

Burimi: BBC