
Efektivi i policisë, që qëlloi mbi 25-vjeçarin Klodjan Rasha është shprehur i penduar për krimin gjatë dëshmisë së tij. Ndërkohë që për policin është marrë masa e sigurisë "arrest me burg", ky i fundit ka kërkuar edhe familjen e viktimës për t'i kërkuar falje përballë për humbjen e të riut.
“Kjo që me ka ndodhur mua nuk do ja uroja askujt. Merrni çfarë mase të doni”.-është shprehur 31-vjeçari.
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën "arrest me burg" ndërkohë që sipas burimeve të SHÇBA, arma e gjetur nuk është konfirmuar ende nëse i përkiste ose jo viktimës.
Vrasje e ndodhur pak ditë më parë, ka ngjallur revoltë popullore, ku prej dy ditësh janë organizuar protesta të dhunshme, ku pas përplasjes fizike mes protestuesëve dhe policisë kanë mbetur dhjetra të lënduar.
Ndërkaq, edhe ditën e sotme pritet të organizohet një tjetër protestë në sheshet kryesore të kryeqytetit rreth orës 18:00.
Burimi: Abc News, Euronews