
Grupi i protestuesve, të cilët janë zhvendosur nga Ministria e Brendshme për te Kryeministria për të protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, i kanë vënë flakën pemës para Kryeministrisë të zbukuruar për Vitin e Ri. Policia ka ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët dhe për të vënë nën kontroll situatën, raporton Euronews.
Aktivistë të shoqërisë civile, por dhe qytetarë të ndryshëm janë konfrontuar fizikisht me forcat e Policisë para Ministrisë së Brendshme, ndërsa paraprakisht raportohet se tetë punonjës të uniformave blu kanë mbetur të plagosur. Gazetari i Euronews raporton se protestuesit vazhdimisht kanë lëshuar thirrje për largimin dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj.
Balkan Web thekson se reperi Stresi ka mbetur i lënduar, bashkë me një gazetar të JOQ, ndërkohë që gazetarët e terrenit të Top Channel thonë se protesta janë zhvilluar edhe në Durrës.
Pak minuta më parë (18:28), qytetarët tentuan të hapin derën e Kryeministrisë.
Protesta live: