News

Si do të zhvillohet mësimi nga 1 dhjetori: Klasat që përjashtohen nga mësimi online

Si do të zhvillohet mësimi nga 1 dhjetori: Klasat që

Ashtu siç u njoftua, duke filluar nga 1 dhjetori, shkollat do të aplikojnë mësimin alternuar online dhe njëkohësisht në klasa. Fillimisht, e gjithë kjo tingëlloi e paqartë për secilën nga palët, por Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sqaroi si do të funksionojë kjo metodë, si një strategji që ndihmon në parandalimin e Covid-19.

Sipas këtij udhëzimi, klasat fillore, (klasa e parë deri në të pestën) dhe klasa e 12-të (maturantët) do të zhvillojnë procesin mësimor në ambientet e shkollës. 

Pjesa tjetër, si klasa e 6-9 si dhe viti i parë dhe i dytë (klasa 10 dhe 11) do të zhvillojnë mësimin sipas një kalendari të ndarë në javë tek dhe çift.

Javën e parë dhe të tretë, 2 ditët e para të javës mësimi do të zhvillohet në mjediset e shkollës, ndërsa 3 ditët e tjera online. Në javët çift, java e dytë dhe e katërt do të alternohen. 

Për momentin, kjo strategji mësimore do të aplikohet vetëm në shkolla që kanë risk të ulët të përhapjes së virusit. Nisur nga situata dhe ndryshimi i mundshëm i saj, mund të aplikohet skenari kur vetëm klasat fillore (nga 1 tek e 5) dhe maturantët zhvillojnë mësimin në klasë. Ndërsa klasat e tjera bëhen online.

Pra: 

Situatë e lehtë e pandemisë

– Klasa e 1, 2, 3, 4, 5 dhe e 12 mësim në shkolla

-Java e parë dhe tretë e muajit: Klasat nga e 6 në të 9, si dhe klasat 10 dhe 11- 2 ditë në shkollë dhe tre ditë online

-Java e dytë dhe e katërt: Klasat nga e 6 në të 9, si dhe klasat 10 dhe 11- 3 ditë në shkollë dhe 2 ditë online

Situatë mesme

-Klasa e 1, 2, 3, 4, 5 dhe e 12 mësim në shkolla, pjesa tjetër online

Situatë e rënduar e pandemisë

-Klasa e 1 dhe e 12 mësim në shkolla, pjesa tjetër online

Ministrja shtoi se situata e pandemisë nëpër shkolla do të vlerësohet çdo ditë të premte në bashkëpunim me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, të cilat do të raportojnë në Zyrat Arsimore lidhur me situatën e tyre, dhe më pas do të merret vendimi për çdo shkollë për mënyrën si do të zhvillohet mësimi.

REELS

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

How teaching will take place from December 1: Classes that are excluded from online learning

Si do të zhvillohet mësimi nga 1 dhjetori: Klasat që

As announced, starting December 1, schools will apply alternately online and classroom instruction. At first, all this sounded vague to each of the parties, but the Minister of Education, Evis Kushi clarified how this method will work, as a strategy that helps prevent Covid-19.

According to this instruction, the primary grades (first to fifth grade) and the 12th grade (graduates) will develop the learning process on the school premises. 

The rest, both grades 6-9 as well as the first and second year (grades 10 and 11) will conduct teaching according to a calendar divided into weekly single and pair.

The first and third week, the first 2 days of the week teaching will take place on school premises, while the other 3 days online. In the couple weeks, the second and fourth week will alternate. 

At the moment, this teaching strategy will be applied only in schools that have a low risk of spreading the virus. Depending on the situation and its possible change, the scenario can be applied when only primary grades (from 1 to 5) and graduates develop classroom teaching. While other classes are done online.

For: 

Mild pandemic situation

- Grade 1, 2, 3, 4, 5 and 12 teaching in schools

-The first and third week of the month: Grades from 6 to 9, as well as grades 10 and 11- 2 days at school and three days online

-Second and fourth week: Grades from 6th to 9th, as well as grades 10 and 11- 3 days at school and 2 days online

Secondary situation

Grade 1, 2, 3, 4, 5 and 12 teaching in schools, the rest online

Aggravated pandemic situation

1st and 12th grade teaching in schools, the rest online

The Minister added that the pandemic situation in schools will be assessed every Friday in cooperation with the Local Health Care Units, which will report to the Education Offices regarding their situation, and then a decision will be made for each school on how how the lesson will take place.

----si-o