Shqipëria

3 mënyrat si Shqipëria mund të sigurojë vaksinën e Covid-19 & kategoritë që kanë prioritet

Shkruar nga Anabel

31 Gusht 2020

3 mënyrat si Shqipëria mund të sigurojë vaksinën e

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, në një prononcim për Euronews Albania tha se “është bërë një rezervim për vaksinën kur të dalë” dhe sqaroi tri opsionet e mundshme se si do të procedohet.

“Shqipëria ka disa opsione; një opsion është COVAX e cila është një lloj partnershipi midis disa partnerëve ndërkombëtarë dhe vendeve të ndryshme. Duke bërë këtë marrëveshje, ti arrin që të paguash fillimisht një shumë më të pakët për një numër të caktuar dozash dhe për të mbuluar një përqindje të caktuar të popullatës. Opsion tjetër është një marrëveshje me ndonjë vend të BE, i cili e siguron vaksinën me marrëveshje bilaterale. Dhe pastaj është duke u parë opsioni tjetër nëpërmjet BE-së.”

Më pas, shtoi:

“Së pari mendohet që të merret mbulesa për 20% të popullatës dhe pastaj kjo do të vazhdojë gradualisht. Vaksinimi kundër Covid-19 nuk është i detyruar, sepse është një vaksinë mbështetur në informacionin që njerëzit do marrin dhe në vendimin e tyre se çfarë do duan të bëjnë. Në të gjitha iniciativat që po ndërmerr qeveria, po përpiqet që të sigurojë këto vaksina falas.”

Prioritet për vaksinën kundër Covid-19 do të kenë personat me diabet, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të mushkërive dhe personat mbi 70 vjeç.