Pushteti

Akuzohet se shpiku koronavirusin: Bill Gates flet për herë të parë për teoritë konspirative

Shkruar nga Anabel

25 Korrik 2020

Akuzohet se shpiku koronavirusin: Bill Gates flet për herë të

Bill Gates reagoi për herë të parë pas teorive konspirative në internet, të cilat e akuzojnë se shpiku koronavirusin.

“Është një kombinim i keq mes pandemisë dhe rrjeteve sociale dhe njerëzve që kërkojnë një shpjegim më të thjeshtë,” tha themeluesi i Microsoft në një intervistë për CNN.

Nëpër rrjete sociale, njerëz të shumtë akuzojnë Bill Gates për pandeminë dhe sipas disa teorive të tjera, ai po “kërkon të eleminojë 15% të popullsisë në botë”.

“Fondacioni ynë ka dhënë më shumë para për blerjen e vaksinave se gjithë të tjerët,” tha Gates. Ai ka premtuar 250 milionë dollarë në përpjekjet për të luftuar pandeminë.

Të tjera akuza online, pretendojnë se FBI arrestoi Bill Gates për terrorizëm biologjik ose për faktin se ai po mbështet një komplot perëndimor për të helmuar afrikanët. Akuzat thonë se ai po shfrytëzon krizën për të “kontrolluar njerëzit” dhe për të “fituar para nga shitja e vaksinave”. “Unë besoj fort te nxjerrja e të vërtetës,” tha Gates për CNN.

Nuk është hera e parë që miliarderi vendoset në qendër të këtyre akuzave. Kur shpërtheu virusi Zika në 2015-n në Brazil, Bill Gates ishte një nga figurat kryesore që akuzohej. Një teori konspirative, e çuditshme, thotë se Bill Gates është në të vërtetë një hardhucë. Përsa i përket akuzave të ngritura për koronavirusin, si lindën dyshimet, çfarë ndodhi dhe çfarë ka thënë më parë Bill Gates për pandeminë, mund të lexoni më shumë informacion këtu.

MOS I HUMBISNI