Në një komunikim zyrtar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije datën kur do të rinisë transporti publik, që qëndron i bllokuar si aktivitet që prej fillimit të pandemisë, në mars.
“Një lajm i mirë për qytetarët dhe sektorin e transportit publik. 15 qershor rifillon shërbimi i transport publik, duke iu përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik,” shkruan ajo.
Siç mund ta shihni në vijim, nëpër urbanë do të lejohet 70% e kapacitetit dhe të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska.
View this post on Instagram