18-vjeçarja e abuzuar nga i ati 37-vjeçar në Maliq të Korçës, ka mundur të regjistrojë bisedën abuzive, për të dërguar më pas si dëshmi tek autoritetet.
Në audion e siguruar nga Abc News, dëgjohet qartë babai monstër teksa i kërkon të bijës të kryejnë marrëdhënie seksuale. Edhe pse kjo i fundit përpiqet t'i shpjegojë me qetësi duke i thënë se është vajza e tij, ai këmbëngul duke iu përgjigjur: "Vetëm një herë! Eshtë ndjenjë dhe ndjenjat nuk komandohen."
Babai abuzues është denoncuar nga vetë vajza, e cila ka treguar edhe të shkuarën e tij me alkoolin dhe substanca të tjera narkotike. Më poshtë do të gjeni intervistën ekskluzive të 18-vjeçares, e cila tregon gjithë çfarë ndodhi kur shkoi në shtëpinë e të atit.
Çfarë ka ndodhur mbrëmë?
Vajza: Shkova me babin dhe arrita në orën 7 e gjysëm, shkova me shoqen dhe shokun tim të ngushtë. Ndenja te shoqja ime e fëmijërisë deri nga ora 10:00, pastaj erdhi ai. Morëm për të ngrënë por nuk hëngra, ai bëri hashash, piu, piva dhe unë dhe pastaj shtruam për të fjetur e pastaj po fliste përçartë.
Çfarë të tha?
Vajza: Si do kryente marrëdhënie, çfarë dëshire kishte ai, dëshira e tij ishte të kryente marrëdhënie me mua.
E kishte shprehur më parë?
Vajza: Jo thjesht kishim folur për jetën personale, por jo biseda kaq troc.
Si reagove?
Vajza: Reagova qetë, i thashë se do flasim nesër. Pastaj fola me shoqen time të ngushtë dhe i thashë se nuk jam mirë. Ndërkohë që po flisja me shoqen ai po fliste dhe po bëja sikur nuk e kuptoja.
Si ishin bisedat?
Vajza: Nisi bisedat +18, më tha që kam një dëshirë ma plotëso, i tash çfarë po thua se je tapë. Pastaj i thashë çfarë po thua? Ai tha që dua ta bëj njëherë me ty.
Ndërkohë që ju thatë se jeni vajza e tij?
Vajza: Po, tha që më ka evlat por ndjenjat nuk komandohen, thjesht provoje njëherë se do të çmend
Si vijoi më pas?
Vajza: Më pas nuk po duroja më dhe i thashë shoqes time të ngushtë, që të vinte shoku im i ngushtë të më merrte, ndërkohë nuk kisha mundësi të dilja se të gjitha dyert ishin mbyllur.
Ishe e frikësuar?
Vajza: Po shumë, vetëm u tregova e qetë, nuk u bëra agresive. Më pas më ka marrë shoqja ime në telefon dhe tha hajde se jemi në punë, por nuk jam në punë, doja të shpëtoja që aty.
Ju keni pasur shpesh herë shenja dhune nga babai juaj, prej sa vitesh?
Vajza: Që kur kam lindur..
Ai ka qenë abuzues kundrejt jush apo jo?
Vajza: Po shumë
Çfarë vajza kërkon tani nga shteti është ndihma e një psikologu dhe avokati pasi vetë nuk ka mundësi t'i paguajë.