Lifestyle

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të
Pinterest/@eddymillaray

Danimarka pritet të heqë TVSH-në për librat, në përpjekje për të nxitur të lexuarit dhe për të përballuar atë që autoritetet e quajnë një “krizë leximi” në rritje.

Me një normë prej 25%, taksa mbi librat në Danimarkë është aktualisht ndër më të lartat në botë, një politikë që, sipas qeverisë, ka ndikuar negativisht në zakonet e leximit të qytetarëve.

Ministri i Kulturës, Jakob Engel-Schmidt, njoftoi të mërkurën se si pjesë e projektbuxhetit të ri, qeveria do të propozojë heqjen e TVSH-së për librat. Kjo masë pritet të ketë një kosto prej rreth 330 milionë koronash daneze në vit (rreth 38 milionë paund).

“Kjo është një nismë për të cilën kam luftuar personalisht, sepse besoj se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i dhënë fund krizës së leximit që ka marrë hov vitet e fundit”, deklaroi Engel-Schmidt për agjencinë e lajmeve Ritzau.

Ai shtoi:

“Nuk ndodh çdo ditë të bindësh kolegët e tu për të investuar kaq shumë në kulturë dhe në konsumin vendas.”

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të

Ndryshe nga Danimarka, vendet e tjera skandinave aplikojnë norma më të ulëta për librat: Finlanda 14%, Suedia 6% dhe Norvegjia zero TVSH. Suedia, për shembull, uli taksën mbi librat në vitin 2001, duke shkaktuar rritje të menjëhershme të shitjeve, edhe pse, siç treguan ekspertët, librat u blenë kryesisht nga lexues të zakonshëm dhe jo të rinj.

Ministri Engel-Schmidt theksoi se synimi nuk është vetëm ulja e çmimeve, por edhe afrimi i letërsisë me fëmijët dhe të rinjtë.

“Kjo është arsyeja pse kemi ndarë tashmë fonde për të forcuar bashkëpunimin mes bibliotekave publike dhe shkollave. Duam që më shumë fëmijë të kenë mundësi të përjetojnë letërsinë cilësore,” u shpreh ai.

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të

Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2023 në Danimarkë janë shitur 8.3 milionë libra, si në dyqane ashtu edhe online, në një vend me mbi 6 milionë banorë. Më të kërkuarit ishin librat për fëmijë të vegjël, veçanërisht ata me figura dhe aktivitete, ndërsa pas tyre vinin romanet thriller.

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Denmark takes legal measures to encourage reading among young people

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të
Pinterest/@eddymillaray

Denmark is set to scrap VAT on books in an effort to boost reading and tackle what authorities call a growing "reading crisis".

At a rate of 25%, Denmark's tax on books is currently among the highest in the world, a policy that, according to the government, has negatively affected citizens' reading habits.

Culture Minister Jakob Engel-Schmidt announced on Wednesday that as part of the new draft budget, the government will propose abolishing VAT on books. The measure is expected to cost around 330 million Danish kroner (about £38 million) a year.

"This is an initiative that I have personally fought for, because I believe that we must do everything we can to end the reading crisis that has taken hold in recent years," Engel-Schmidt told the Ritzau news agency.

He added:

"It's not every day you convince your colleagues to invest so much in culture and local consumption."

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të

Unlike Denmark, other Scandinavian countries apply lower rates to books: Finland 14%, Sweden 6% and Norway zero VAT. Sweden, for example, lowered the tax on books in 2001, causing an immediate increase in sales, although, as experts have shown, the books were bought mainly by ordinary readers, not young people.

Minister Engel-Schmidt emphasized that the goal is not only to reduce prices, but also to bring literature closer to children and young people.

"This is why we have already allocated funds to strengthen cooperation between public libraries and schools. We want more children to have the opportunity to experience quality literature," he said.

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të

According to official statistics, 8.3 million books were sold in Denmark in 2023, both in stores and online, in a country of over 6 million people. The most popular were books for young children, especially those with pictures and activities, followed by thriller novels.