Top List

Hajde shkojmë në muze nga divani

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2020

Hajde shkojmë në muze nga divani

Dashamirësit e artit mund të shohim me mijëra piktura, skulptura, instalacione dhe punë të reja online, si dhe mund të eksplorojnë vetë muzetë që i strehojnë. Ka një sërë platformash: që nga videot interaktive 360 gradë, ture “ku mund të ecësh” rreth e rrotull muzeut teksa një ciceron të shpjegon çfarë po sheh dhe foto që afrohen për të parë detajet e pikturave më të famshme në botë. Më afër s’e kaq s’do t’i shihni kurrë.

Le të heqim pak sytë nga lajmet dhe të nisim aventurën tonë artistike në Kalifroni

J Paul Getty Museum, Los Angeles

Hajde shkojmë në muze nga divani

Google Arts and Culture ofron një opsion për të parë muzeun dhe galeritë brenda tij. Veprat e artit mund të klikohen dhe nën tyre gjeni përgjigje për gjithë pyetjet që mund të keni. Sheshi i skulpturave dhe kopshti në tarracë mund të shihet përmes Xplorit.

getty.edu

Vatican Museums, Romë

Hajde shkojmë në muze nga divani

Mund të bëni një tur virtual në faqen zyrtare të muzeut, ku ndër të tjera, mund të mahniteni nga Kapela Sistine përmes You Visit, mund të vini vërdallë Vatikanit, të shihni Bazilikën dhe Sheshin e Shën Pjetrit teksa një zë ju udhëheq dhe ju shpjegon ç’po shihni.

museivaticani.va

Guggenheim, Bilbao

Turi interaktiv u tregon vizitorëve koleksionet e Amerikës së pasluftës dhe pikturave dhe skulpturave europiane – Rothko, Holzer, Koons, Kapoor.

guggenheim-bilbao.eus

Natural History Museum, Londër

Hajde shkojmë në muze nga divani

Humbisni nëpër korridoret e muzeut të preferuar të londinezëve dhe shihni ekspozitat e gjera mbi çdo aspekt të natyrës përmes kësaj guide interaktive.

nhm.ac.uk

Rijksmuseum, Amsterdam

Hajde shkojmë në muze nga divani

Ky muze ka një koleksion jashtëzakonisht të pasur veprash arti dhe objektesh historike që mbushin plot 80 galeri. Turi interaktiv ju lejon të shihni çdo furçë të Vermeer, Rembrandt dhe mjeshtrave të tjerë danezë.

rijksmuseum.nl

National Museum of Modern and Contemporary Art, Korea e Jugut

Hajde shkojmë në muze nga divani

Ky muze ndahet në disa seli: galeria kryesore në Gwacheon dhe degët e tjera në Deoksugung, Seul dhe Chengju. Turi virtual eksploron instalacionet masive, veprat e printuara, dizajnit, skulpturat, fotografinë, median e miskuar etj. Nga Joseph Beuys te Andy Warhol dhe Nam June Paik, koleksionet përmbajnë vepra arti nga artistë kontemporanë koreanë dhe botërorë.

mmca.go.kr

Musée d’Orsay, Paris

Hajde shkojmë në muze nga divani

Muzeu është shtëpia e Cézanne, Monet dhe mjeshtrave të tjerë francezë. Turi virtual përfshin edhe një historik të godinës. Në Tourist Tube gjeni imazhe 360 gradë të fasadës madhështore.

m.musee-orsay.fr

British Museum, Londër

Hajde shkojmë në muze nga divani

Tavani i British Museum ka 3212 vetrata qelqi dhe asnjëra s’ngjan me tjetrën. Imazhet 360 gradë në këtë tur virtual ju lejojnë të ekzaminoni çdo vetratë. Platforma infografike e muzeut, History Connected, hyn më në thellësi të historikut të objekteve.

britishmuseum.org

The Museu de Arte de São Paolo, Brazil

Hajde shkojmë në muze nga divani

Ky muze ka një ndër koleksionet historike më të pasura dhe i gjithi mund të shihet në platformën e galerisë virtuale. Strukturën me xham dhe kolona të kuqe mund ta shihni në Google Street View.

masp.org.br

National Gallery, Londër

Hajde shkojmë në muze nga divani

Muzeu strehon plot 2300 piktura, vizatime, skica dhe vepra arti europiane që datojnë nga shekulli i 13 deri në mes të të 20-it. Mund ta eksploroni të gjithin në turin 360 gradë.

nationalgallery.org.uk