Showbiz dhe TV

‘Mos përdor vajzën’: Loredana i përgjigjet Mozzikut në mënyrën më qytetare të mundshme

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2020

‘Mos përdor vajzën’: Loredana i përgjigjet Mozzikut

Në këngën e saj të fundit, “Angst” (Ankth), Loredana iu përgjigj ashpër gazetave dhe portaleve zviceriane që prej kohësh merren me figurën e saj, shpeshherë duke publikuar edhe artikuj të pakonfirmuar. Ajo përmend gazetën Bild, Blick dhe 20 Minuten si edhe mohon që është e lidhur me reperin e pranishëm në videoklip (Zuna). Kur vjen puna te Mozzik, Loredana ndërron pllakë.

“Dhe për Mozzik, ti je babai i vajzës sime,” thotë reperja. “Kështu që lëri komentet. Unë kurrë s’do të flas keq për babain e fëmijës sim. Sepse ka diçka që quhet edukatë dhe respekt.” Kaq. Mjafton.

Si për të theksuar gjithë çfarë tha më sipër, Loredana publikoi në videoklip edhe këtë foto të Mozzik dhe të bijës, Hana.

‘Mos përdor vajzën’: Loredana i përgjigjet Mozzikut

Ajo i referohet deklaratës së Mozzik, fill pas intervistës së saj në “NIN”.

“Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi.Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.

Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë.

E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë private, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.

Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti.

Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s’ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia.

Do ngelesh nëna e çikës sime, të uroj më të mirat në jetë.” – tha ndër të tjera Mozzik.