Showbiz dhe TV

Tuna dhe Patrisi: Goditja e fundit për ata që besonin te dashuria

Shkruar nga Anabel

15 Shkurt 2020

Tuna dhe Patrisi: Goditja e fundit për ata që besonin te dashuria

Tuna dhe Patrisi, besohet se janë ndarë. Gjithçka nisi në fillim të muajit. Mjaftuan pushimet e këngëtares me mikeshat, heqja e mbiemrit të burrit nga Instagrami për të ngritur një pyetje shumë me vend: Ç’bëhet?

Çifti (ose ish çifti) sapo dha goditjen e fundit, një ditë pas Shën Valentinit, për ata që besonin te dashuria. Jeni gati? Nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Ndoshta mendoni se po e bëjmë tragjike, por herë pas here, historia ka vërtetuar se ai follow në dukje i parëndësishëm, është goxha me peshë. Aq më tepër kur merr në konsideratë edhe të dhënat e tjera që kemi.

Dhjetë ditë më parë Tuna preferoi të mos komentonte në lidhje me thashethemet. Diçka na thotë që s’është më nevoja.