Prej pak ditësh, përflitet nëpër portale se Tuna dhe Patrisi nuk janë më bashkë. E gjitha nisi kur këngëtarja hoqi mbiemrin Berisha nga profili i saj në Instagram, duke vendosur vetëm Tuna.
Një tjetër postim i dyshimtë u pa në Instagramin e këngëtares. “Mesa duket, vetëm bimët femërore të hashashit prodhojnë hashash. Burrat janë të padobishëm...edhe si bimë,” shkruhet në foto.
Anabel.al kontaktoi me Tunën, e cila nuk preferoi të komentonte.
Edhe në shtator të 2019-s pati zëra se Tuna dhe Patrisi u ndanë, nisur nga fakti që këngëtarja shkoi në pushime vetëm me të birin, Tianin, dhe disa mikesha. “[Është] 2019-a, robi shkon në pushime edhe vetë,” reagoi Tuna asokohe.