Celebrity

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova, sërish prindër

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2020

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova, sërish prindër

Enrique Iglesias dhe partnerja e tij, Anna Kournikova, thuhet se janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, dy vite pas ardhjes në jetë të binjakëve.

Ish-ylli i tenisit dhe këngëtari janë prindër të binjakëve Lucy dhe Nicholas, të cilët lindën në dhjetor të 2017-s. Së fundmi, çifti u fotografua nga revista spanjolle Hola! teksa shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit. Siç mund ta shihni edhe në foto, vihet re dukshëm barku i rrumbullakosur i 38-vjeçares.

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova, sërish prindër

Anna dhe Enrique nuk e kanë konfirmuar lajmin. Ata njihen për faktin që e mbajnë jetën private larg vëmendjes mediatike. Kur Kournikova ishte shtatzënë me binjakët, ata e mbajtën të fshehtë derisa lindën vogëlushët.

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova, sërish prindër

Anna dhe Enrique Iglesias e filluan marrëdhënien në fund të vitit 2001. Në 2013-n u raportua se u ndanë, por megjithatë u ribashkuan sërish.

MOS I HUMBISNI