Instagramming

Nuk është Elvana, por një tjetër këngëtare shqiptare do të përfaqësojë San Marino-n

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2020

Nuk është Elvana, por një tjetër këngëtare

Burime pranë këngëtares u shprehën për Anabel.al se Elvana nuk do të përfaqësojë San Marino-n në Eurovizion, megjithatë një tjetër këngëtare shqiptare duket se do të ngjitet në skenën e Rotterdam-it në Hollandë: Inis Neziri. Nëse për Elvanën zërat lindën nga një postim në Twitter, për Inis Nezirin ka fakte.

Eurobooth – një faqe shqiptare dedikuar përgjithësisht lajmeve mbi “Festivalin e Këngës” dhe “Këngës Magjike” – shkruan se në postime në Instastories, Inisi është pyetur nga ndjekësit nëse do të përfaqësojë San Marino-n. Këngëtarja nuk e ka mohuar si lajm, megjithëse është mjaftuar me një emoji që tregon konfuzion.

Nuk është Elvana, por një tjetër këngëtare

Përpos kësaj, Oikotimes Eurovision – një nga faqet më të ndjekura përsa i përket zhvillimeve të Eurovision Song Contest – shkruan se Inisi është e përzgjedhura e San Marino-s. Faqja publikoi edhe një foto ku shfaqet këngëtarja në shoqërinë e Alessandro Capicchioni, kreu u delegacionit që zgjedh këngëtarin/en përfaqësues/e për Eurovizion.

Nuk është Elvana, por një tjetër këngëtare
Alessandro Capicchioni dhe Inis Neziri

Sipas Oikotimes, Capicchioni së bashku me Ersin Parlak, gjithashtu pjesë e grupit që përzgjedh artistin përfaqësues, udhëtuan drejt Tiranës për t’u takuar me Inisin.

Nuk është Elvana, por një tjetër këngëtare
Ersin Parlak (m) dhe Alessandro Capicchioni (d)

Shtojmë se çka i bën më të besueshëm zërat është fakti që Ersin Parlak është menaxheri i Inisit.

Nuk është Elvana, por një tjetër këngëtare

Anabel.al kontaktoi me Inisin, e cila preferoi të mos komentonte.

Inis Neziri ka marrë pjesë në “Gjeniun e Vogël,” “Festivalin e Këngës”, në “Këngën Magjike,” ka fituar festivalin “Golden Stag” në Rumani dhe festivalin “New Wave” në Rusi.

Në një listë të Anabel.al, Inisi është cilësuar si nga super talentet e 2019-s që do të bëjnë namin në të ardhmen.