Instagramming

Ledri është shumë, shumë i mërzitur me botën

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2020

Ledri është shumë, shumë i mërzitur me botën

Kur Ledri fshiu gjithë postimet nga Instagrami i tij me 1.4 milionë ndjekës, u bëmë kurioz. Zakonisht, kjo taktikë ndiqet kur artisti do të nisë një epokë të re krijimtarie a do të nxjerrë një album të ri. Mbrëmë, kur Ledri publikoi këto tre postime u bindëm që bëhet fjalë për diçka të këtillë.

Në një hark 10-kohor, reperi publikoi deklaratat e mëposhtme, që ngjajnë si të shkëputura nga një tekst kënge.

“Secili n’rrjet sociale
Qet t’kundërtën
Ça mrena vun,

Dikush ta ka inati
Me qef,
A dikush t’don
Me dhunë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

“Prej momentit që u bo
Liri e t’shprehunit
Asnjo mo nuk shun,
Secili fjalë gjun,’
Qysh m’i kqyr punt e veta
Kur asnjo s’jon n’punë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

“Qysh e shoh t’ardhmen a?
Vllai, vallai boll zor,
Masi krejt greedy për
Lek, followersa, famë
Edhe televizor...
N’vitin 2030
Krejt modele dizajnera,
Fashionista
E ca po di asni doktor.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Me pak fjalë, Ledri mendon se njerëzit në rrjetet sociale janë të shtirur, nuk shohin punët e veta dhe gjëmojnë stile jetese që s’mund të praktikohen nga popullata.

Ose siç tha një komentues:

Ledri është shumë, shumë i mërzitur me botën

MOS I HUMBISNI