Showbiz

Edlira Çepani reagon pasi u përfol si kandidate e bashkisë së Tiranës: “Realizim i vizionit të Gertit”

Edlira Çepani reagon pasi u përfol si kandidate e bashkisë
Edlira Çepani/ Instagram

Edlira Çepani, e ftuar te “Goca & Gra” foli për faktin se u përfol si kandidate e bashkisë së Tiranës, me sugjerim të opozitës. Ajo rrëfeu se ka ishte një surprizë e beftë dhe e bukur:

“Nuk e kisha konsideruar më parë. Kam disa vite që merrem me politikë, duke punuar me vajza dhe gra nga forcat politike, por vetë nuk e kisha menduar. Ishte një surprizë e bukur dhe e vlerësova që më propozuan. Kam përshtypjen se kjo ishte një shtysë nga njerëzit që mbështesin emrin tim”.

Edlira shtoi gjithashtu se e pa mundësinë si vazhdimësinë e vizionit të Gert Bogdanit, bashkëshortit të saj të ndjerë.

“E pashë këtë edhe si një realizim të vizionit të Gertit për bashkinë e Tiranës. I kam dhënë një premtim kur jeta na ndau në mënyrë të padrejtë, që do ta vazhdoj misionin e tij. Ai do të më kishte mbështetur nëse do të kandidoja”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, u nda nga jeta në shtator të vitit të kaluar. Lajmi u konfirmuar edhe nga ministria e Shëndetësisë, e cila bëri me dije se ai kishte pësuar një arrest kardiak ndërsa ishte duke pirë kafe. Ai u dërgua në spital në gjendje të rënde shëndetësore, ku edhe ndërroi jetë.

REELS

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍