Showbiz

Ku ishin këngët në këtë festival?

Ku ishin këngët në këtë festival?

- Nga Kozeta Kurti

...sepse ky nuk ishte një Festival nën drejtimin e Alketa Vejsiut, por një show personal i Alketës ku kishin futur për kusur, edhe këngët e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Unë s’jam kritike, por publik (kështu si publik shpresoj të llogaritem, meqë institucion kritike s’kemi. Kështu tha skenaristja e Festivalit). Festivali nuk është vetëm një këngë, por është një institucion më shumë se gjysmë shekullor, i cili është në shërbim të publikut, jo të një individi (këtu nuk flas fare për prezantuesen, por për skenaristen e festivalit), i cili shndërron institucionin në shërbim të saj, duke e transformuar atë, (festivalin si institucion), në ca kopje patentash ndërkombëtare, ku Alketa shfaqet për shumë muaj, çdo javë rresht, duke nisur çdo kryerradhë me: “unë”. Ëndrra ime, sakrifica ime, puna ime, djersa ime, mundi im... Tani, këtu jetojmë të gjithë dhe e dimë edhe kush kërkohet, edhe kush ofertohet. Shpresoj të ketë ndonjë ditë kohë dhe t’i vendosë kronometrin ligjëratave të veta, performancave të veta, sfilatave të veta dhe jam e bindur, se sikur edhe në heshtje, veç përballë vetes, do ta kuptojë që kënga në Festivalin e Këngës që drejtoi, nuk ishte as më shumë dhe as më pak, përveçse një aksesor në festivalin e monologjeve dhe performancave skenike. Jam shumë e zhgënjyer që në këtë festival mungoi dueti midis Alketës dhe Eleni Foureirës.

Këtë vit m'u duk sikur dyshja Grabocka-Vejsiu po kërkonte një “Këngë Magjike” dhe Gjebrea një festival ballkaniko-rajonalo-europiano-ndërkombëtar. Pastaj, nëse do t’i rikthehet edhe një herë me laps e letër përmbajtjes së ligjëratave, duke mbajtur shënime, tekstit që ndau në publik me ne, do të kuptojë që nuk është e keqja e kësaj shoqërie, kompensimi financiar jo dinjitoz i artistëve, por i të gjithëve: mjekëve, mësuesve, prokurorëve, gjyqtarëve etj. Ndoshta në një situatë më të kontrolluar, nuk do e kishim institucionalizuar ryshfetin, qokën dhe gjobën. Ta nisë një herë nga vetja kompensimin e artistëve për show dhe spote publicitare, pastaj kushedi, i bëhen edhe të besueshëm monologjet. Si u tha, përveç të tjerash? “Meritokracia është kryefjala”? Tani që gjithçka ka mbaruar, mund të pyes se në emër të cilës meritokracie, por flasim? Të mënyrës se si u “pranuan” këngët? Vetë, nga rradhët tuaja ka dalë (kush ka dyshime, ja provoj unë), që në festival janë lënë jashtë këngë “shumë të mira” (cit. njerëzit tuaj të besuar) dhe kanë hyrë këngë të pa mbaruara fare, madje shpesh inekzistente. U tha pështyma duke përmendur krijuesit, kolosët, e muzikës shqiptare, por në juri, kishte vetëm një kompozitor dhe edhe ai, i huaj. Për cilën meritokraci po flasim? Për diferencimin që ju bëtë interpretuesve sonte në natën finale? E dini sa i keni demotivuar të gjithë të tjerët, pa përjashtim, duke “izoluar” në mjedise më personale Elvana Gjatën dhe Arilena Arën? Ndoshta s’e keni bërë ju, por ju e keni lejuar.

A shikojnë autorët televizor, përveç programeve që bëjnë vetë? Nëse po, nuk do ta kishin konsideruar hapjen e natës finale, siç e hapën, sepse vetëm shtatë muaj më parë, në po të njëjtën sallë, me po të njëjtën gjendje, u çel spektakli i bukurisë “Miss Universe”, vetëm se aty nuk këndonte Alketa, por Irma Libohova. Me këngët fituese në festivale s’jam marrë kurrë, sepse mendoj që ato janë edhe shije personale, por për korrektesën që duhet ta shoqërojë procesin, në mënyrë absolute, po. Ka ndodhur veç pas fitores së Linda Halimit, për të cilën, midis të tjerash, pata shkruar në një artikull: “A ju thashë se Linda Halimi do të fitonte Festivalin?” Nuk dua të keqkuptohemi... nuk kam asgjë me këngën, këngëtaren apo autorët e saj, por e kisha thënë këtë shumë muaj më parë, përpara se ta dëgjoja këngën e interpretuar prej Lindës. Dhe e dini pse? Sepse të gjithë thonë që është Festivali i Këngës, ndaj merruni më shumë me këngën se me detaje të tjera, por nëse do ishte Festivali i Këngës, dy vjet më parë, nuk do çonin me pahir këngëtaren në Eurovizion. Besoj se nuk ka njeri që nuk e mban mend që Elhaida Dani u prezantua në Eurovizion me një këngë të re e jo me atë që fitoi Festivalin e Dhjetorit. Pas tërheqjes së kompozitorit, lista ka të tjerë emra poshtë fituesit.

Të jesh në Festival, patjetër, është shumë kënaqësi, por është edhe përgjegjësi dhe kjo përgjegjësi reflektohet jo vetëm me të thëna, por edhe me të bëra. Sonte m’u duk sikur pashë Festivalin e I- rë të Këngës, sepse: “ne jemi më të bukurit, më të mirët, më spektakolarët, më gjigandët, më hyjnorët, më qiellorët, më diellorët”, më bëri të dyshoja çfarë kam parë këto afro tridhjetë vjet. Lum kush shfaqet modest, përveçse shprehet. Të ishte kështu, përpara fillimit të transmetimit televiziv, nuk do t’i kërkonin publikut të ftohtë, “protokollar” të bënte “nxitëset e tifozëve” e të duartrokisnin me pahir kundra vullnetit të tyre numra artistikë a materiale që njërëzve s’u thoshin asgjë. Këto manovrohen me lehtësi me të qeshura artificiale, që hynë si kontribute nga regjia, duke na kujtuar një epokë të largët të televizionit në Shqipëri, që nuk sjell tjetër, veçse regres. Le që ç’reagim natyral mund të marrësh, kur provon të bësh humor me politikën, në një situatë kaotikë të politikës së jashtme e të brendshme, për më tepër, me një figurë që po kundërshtohet vazhdimisht për vendimarrjet e tij që s’është hiç më pak se kryeministri i vendit dhe dy figura të tjera që për këtë vend, nuk janë më shumë, përveçse dy “ish” që s’thonë më asgjë.

Të gjithë rreshtat e mësipërm, i kam shkruar duke qëndruar ulur, ndërsa tani, do të ngihem në këmbë, siç bëj çdo vit, kur zë me gojë, njerëzit më të bukur në RTSH, bandën dhe Orkestrën, për të cilën shpresoj dhe uroj, të mos jetë kaq “pushim” në festivalet e ardhshme, sepse ata janë të vetmit, që çfarëdo të ndodhë, do ta bëjnë këtë festival, të pa krahasueshëm me iniciativa të tjera. Çdo iniciativë e përafërt, do ishte thjesht një kopje e tij.

Midis atyre që do të lexojnë këto rreshta, me siguri do të ketë edhe prej atyre që do më etiketojnë si ‘xheloze’, sepse kam qenë pjesë e festivalit me një skuadër tjetër, por edhe për ata, e kam një përgjigje. Unë s’kam qenë pjesë e festivalit më të paparë në planet, unë kam qenë kjo, mëngjesin e parë, pas atij edicioni: “Këtë vit Festivalin e pashë që në fazën e bluarjes së tij; ky nuk është festivali më i mirë i të gjitha kohërave, ruajna zot të themi që si ky festival nuk ka për të ardhur më, se i bie t’i vëmë drynin për aq kohë sa s’ka kulm mbi kulm...".

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Where were the songs at this festival?

Ku ishin këngët në këtë festival?

- By Kozeta Kurti

... because this was not a Festival under the direction of Alketa Weysiu, but a personal show of Alketa where the songs of the 58th edition of the ART Festival were also introduced. I'm not critical, but public (so as a public I hope to be counted, since we don't have a critical institution. That's what the Festival's screenwriter said). The festival is not just a song, but a more than half-century-old institution that is at the service of the public, not an individual (here I am not talking about the presenter, but the festival screenwriter), who turns the institution into a service transforming it, (the festival as an institution), into some copy of international patents, with Alketa appearing for many months, every week, launching each header with: "I". My dream, my sacrifice, my job, my sweat, my beat ... Now, we all live here and we know who is wanted and who is offered. I hope to have some time someday and set the stopwatch for her lectures, her performances, her own hairstyles, and I am convinced that as she quietly, alone in front of herself, she will realize that the song at the Song Festival she directed, it was neither more nor less than an accessory to the festival of monologues and stage performances. I am very disappointed that this festival lacked the duo between Alceta and Eleni Foureira.

This year it seemed to me that the Grabocka-Weiss couple were looking for a "Magic Song" and Gebrea a Balkan-regional-European-international festival. Then, if he returns once more in pencil and paper to the content of the lectures, taking notes, the text he shared with us, he will realize that it is not the evil of this society, the unjustified financial compensation of the artists, but to everyone: doctors, teachers, prosecutors, judges, etc. Perhaps in a more controlled situation, we would not have institutionalized bribery, fraud and fine. Once upon a time the artists' compensation for shows and publicity spots began, then monologues became credible. How was it said, among other things? "Meritocracy is the word"? Now that everything is over, I may ask in the name of which meritocracy, but talk? How the songs were "received"? It has come out of your own ranks (whoever doubts, I try) that the festival has omitted "very good" songs (quoting your trusted people) and entered unfinished, often non-existent songs. The saliva was said to mention the creators, the colossus, of Albanian music, but in the jury, there was only one composer and he, too, was a stranger. What meritocracy are we talking about? About the differentiation you made to the performers tonight on the final night? Do you know how much you have demotivated everyone else, without exception, by "isolating" Elvana Gjata and Arilena Arra in more personal settings? Maybe you didn't, but you let it.

Do authors watch television other than their own programming? If so, they would not have considered opening the final night as they did, because just seven months ago, in the same room, in the same mood, the spectacle of "Miss Universe" opened, only that it was not there Alketa sang, but Irma Libohova. With the winning songs at the festivals I was never taken, because I think they are also personal tastes, but for the correctness that should accompany the process, absolutely, yes. It happened just after the victory of Linda Halimi, for which, among other things, I wrote in an article : "Did I tell you that Linda Halimi would win the Festival?" I don't want to be misunderstood ... I have nothing to do with the singer, the singer or its authors, but I had said this many months before I heard the song performed by Linda. And you know why? For all say that is the Festival of Song, to occupy yourselves more to the song than with other details, but if it was Festival of Song, two years ago, will not lead to grudgingly singer at Eurovision. I believe there is no one who does not remember that Elhaida Dani was presented at Eurovision with a new song and not the one that won the December Festival. After the songwriter is drawn, the list has other names below the winner.

Being at the Festival, of course, is a lot of fun, but it is also a responsibility and this responsibility is reflected not only in what is said but also in what is done. Tonight it seemed like I saw the First Song Festival because: "we are the most beautiful, the best, the most spectacular, the gigantic, the most divine, the most heavenly, the most sunny", made me doubt what I had seen these nearly thirty years. Happy is he who appears modest, except he expresses himself. If so, before the start of television broadcasting, they would not require the cold, "protocol" public to do the "cheerleaders" and to applaud their wills artistic and material numbers that people would say nothing to. . These are easily maneuvered with artificial laughter, which came as contributions from the director, reminding us of a distant era of television in Albania that brings nothing but regression. Let what natural reaction you can get, when trying to humor politics, in a chaotic situation of foreign and domestic politics, moreover, with a figure who is constantly opposed to his decision-making which is nothing less than the prime minister of the country and two other figures who for this country are no more than two "ex" who say nothing more.

I have written all the above lines while sitting down, and now, I will stand up, as I do every year, when I voice, the most beautiful people in ART, the band and the Orchestra, for which I hope and wish, not to be so "rested" at the upcoming festivals, because they are the only ones that whatever happens will make this festival unmatched by other initiatives. Any similar initiative would be just a copy of it.

Among those who will read these lines, there will probably be those who will label me as 'jealous' because I have been part of the festival with another team, but for them too, I have an answer. I was not part of the most unprecedented festival on the planet, I was this, the first morning after that edition: “This year I saw the Festival at its grinding stage; this is not the best festival of all time, god forbid we say that as this festival will not come anymore, we will have to put the lock on as long as there is no roof over roof ... ".