Celebrity Style

Kush janë dizajnerët shqiptarë që krijuan fustanin e Beyonce-s

Shkruar nga Anabel

16 Dhjetor 2019

Kush janë dizajnerët shqiptarë që krijuan fustanin e

Dje mbrëma na ra në sy fustani perlë i Kim Kardashian, por na shpëtoi një tjetër detaj nga veshja që Beyonce zgjodhi për të festuar ditëlindjen glamoroze të Diddy-t.

Këngëtarja shkëlqeu me një fustan velvet pa mëngë, i çarë deri në ije dhe i dekoruar me kristale në pjesën e bustit dhe në bel. Look-u kompletohej me një palë doreza prej të njëjtës ngjyrë e material. Meritat e punimit i takojnë çiftit shqiptar të dizajnerëve, Kujta dhe Meri, të cilët me të njëjtin emër operojnë në tregun e modës prej më shumë se tridhjetë vitesh.

Kush janë dizajnerët shqiptarë që krijuan fustanin e

Pas dy sfilatash në Gjakovë, Kujta & Meri shfaqën krijimet e tyre në Milano Fashion Week, në vitin 2009. Më pas, në Javën e Modës në Berlin e kështu në vijim. Kujta dhe Meri krijojnë fustane madhështore, që mund të vishen vetëm në evente të rëndësishme, televizion a dasma. Kjo i bëri ndër të preferuarit e personazheve të njohur.

Kush janë dizajnerët shqiptarë që krijuan fustanin e
Kujta (d) dhe Meri (m)

Miriam Cani është fanse e tyre prej shumë vitesh dhe i ka zgjedhur krijimet e Kujta dhe Meri me dhjetëra herë. Bora Zemani, Valbona Selimllari, Alketa Vejsiu dhe Xhensila Myrtezaj gjithashtu janë veshur me këtë brand.

Kjo s’është hera e parë dhe as e fundit që personazhe të njohur vishen nga dizajnerë shqiptarë. Valdrin Sahiti, së fundi, krijoi një nga fustanet e Cardi B për një fushatë të Palms Casino Resort në Las Vegas. Gjithashtu, fustanet e Sahitit u zgjodhën nga Chloe x Halle, që janë nën menaxhimin e Beyonce.

Kush janë dizajnerët shqiptarë që krijuan fustanin e

Ekipet e stilistëve të emrave të njohur si Beyonce kërkojnë gjithandej për punë origjinale. Të gjithë duan të veshin diçka të parët apo jo? Kjo metodë pune i ka sjellë disa herë te krijuesit shqiptarë, që nuk njihen shumë në perëndim dhe realizojnë fustane fantastike për të tilla evente. Edhe pse Beyonce vetë nuk e qartëson kurrë kë ka veshur, mjafton ta zbulojë një portal, si E! News, dhe dyert hapen vetë.

MOS I HUMBISNI