Përveç shërbimeve të urgjencës, forcave ushtarake, mjekëve dhe vullnetarëve, në punë që prej tërmetit të 26 nëntorit ishin edhe gazetarët, kameramanët, montazhierët, teknikët e audios etj. etj. Kur të gjithë qëndronin pranë familjeve e madje nuk shkonin në punë, stafi i Top Channel, porsi i çdo televizioni a medie tjetër, ishte duke raportuar zhvillimet e ngjarjeve. Dje, Lori Hoxha, gjeti momentin të falenderonte gjithë njerëzit që punojnë për të, përmes një fotoje prekëse.
View this post on Instagram
“Një foto sa për mijëra fjalë. Në këto ditë të vështira për të prekurit nga tërmeti që humbën njerëzit e tyre më të dashur, shtëpitë dhe atyre që nga ankthi jetuan në për rrugë, Top Channel duhet të raportonte si gjithmonë çdo oment të asaj që po ndodhte, të ndihmonte me informacion, edhe pse kjo kërkon sakrificë dhe mund të madh. Në kohë kur mësimi në shkolla u anullua, por fëmijët e stafit, si shumë fëmijë të tjerë ishin në panik nga lëkundjet, zgjidhja më e mirë ishte që ata të rrinin bashkë me prindërit, edhe nëse atyre u duhej të punonin për një qëllim më të madh. Mbase kjo nuk është idealja, por në të tilla katastroa kupton se vetëm duke u bërë bashkë jeta vazhdon! Mirënjohës gjithë stafit vetëmohues të Top Channel dhe të gjithë atyre që sakrifikuan sadopak nga ‘normaliteti’ i tyre për t’i bërë më pak të vështira këto ditë,” shkruan Hoxha.
View this post on Instagram
Në foton e realizuar nga Gerhard Pregapuca, fotografi zyrtar i Top Channel, shfaqet Blini Dama dhe djali i tij. “Pas tërmetit! Babai dhe djali... Kjo është fotoja më e bukur që unë kam bërë deri më sot! Foto që nuk do filtra, nuk do drita, nuk do hashtage. Do vetëm ta vështrosh dashurinë dhe përkujdesin e prindit. Ky është heroi im,” shkroi Pregapuca në Instagram.
Të njëjtën foto e postuan edhe Arbana Osmani, Digitalb dhe Top Story me një mesazh të përngjashëm.