Shqipëria

Mes viktimave të tërmetit, humb jetën njeriu i afërt i Greg Ramës!

Shkruar nga Anabel

27 Nëntor 2019

Mes viktimave të tërmetit, humb jetën njeriu i afërt i Greg

Tragjedia e djeshme u mori jetën rreth 31 viktimave (deri tani), duke shkaktuar një plagë të thellë tek familjarët dhe gjithë të tjerët. Mes viktimave dhe rrethanave tragjike në të cilat u ndodhën ka humbur jetën një njeri i afërm me djalin e kryeministrit Rama.

Ka qenë vetë Gregu i cili përmes një statusi solidarizimi në llogarinë e tij të Facebook-ut, ka shkruar:

Mes viktimave të tërmetit, humb jetën njeriu i afërt i Greg

"Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babain janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare."- shkruan Greg Rama teksa ngushëllon gjithë familjet e viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi.

Deri më tani numri i viktimave ka arritur në 31 ndërkohë që forcat speciale vijojnë kërkimin e të mbeturve nën rrënoja.

Mund të lexoni: Tragjedia e familjes Lala: Ç’po ndodh në rrënojat e banesës!

Tragjedia e Dienës është e paimagjinueshme

Udhëtimi i trishtë i Evit drejt vdekjes