Në mesnatë, pak pas tërmetit të parë që tronditi zonën e Durrësit rreth orës 2:47 të mëngjesit, e reja Eviola Brioshka (e cila njihej si Evi Kardashi) ishte në një video live në Instagram, ku siç mund ta shihni në vijim, dëgjohet t’i thotë një shoqeje se “po, e kishte ndjerë tërmetin”.
View this post on Instagram
Mbrëmja e 26 nëntorit e gjeti Evin në godinën e hotel MiraMare në Durrës – një nga hotelet që u shkatërrua tërësisht. Për fat të keq, ajo mbeti nën rrënojat e godinës, pas lëkundjeve të tërmetit të dytë dhe më të fuqishëm (ora 3:54, 6.4 ballë). Pas ndërhyrjes, ekipi i kërkim-shpëtimit raportoi se Brioshka kish ndërruar jetë.
E lindur dhe rritur në fshatin Deshiran të Elbasanit, Evi punonte si balerinë në Club Bisous në Durrës.
Mund të lexoni edhe: Tragjedia e Dienës është e paimagjinueshme