Selena Gomez performoi e para në American Music Awards jo një, por dy këngë. Gjatë njërës prej tyre, sipas “ekspertëve” të internetit, ishte tërësisht e stonuar. Bëhet fjalë për refrenin e “Lose You to Love Me.”
Sidoqoftë, në refren Selena thotë: “Më premtove botën dhe unë të besova / Të vura të parin dhe ti më adhuroje / I vure flakën pyllit tim / Dhe e le të digjej / Stonove në refrenin tim / Se s’ishte i yti." Ndoshta stonoi qëllimisht.
Selena Gomez really said “sang off key in my own chorus” #AMAs pic.twitter.com/rqVKy6282E
— Pop Crave (@popcreave) November 25, 2019
“Selena Gomez stonoi në referenin e vet,” shkruan dikush në Twitter. “Po shoh rastësisht AMA-s dhe Selena Gomez po këndon dhe... s’e di... më kuptoni çfarë dua të them... ka hequr shumë këto kohë, bekuar qoftë! Ndoshta ishte shumë herët për t’u ngjitur në skenë,” shton dikush tjetër.
Fansa të këngëtares apo optimistë ia vunë fajin departamentit të audios. “Çunat e audios duhet të vijnë në vete. Ajo as po stononte, asgjë,” shkruajnë të fansat.
Krahasojini vetë. Ja ku është versioni i studios.
Dhe ja ku është dhe njëherë performanca live.
Selena Gomez really said “sang off key in my own chorus” #AMAs pic.twitter.com/rqVKy6282E
— Pop Crave (@popcreave) November 25, 2019