Këtë javë, "Kënga Magjike" do të mirëpresë në konkurim Tamara Todevska, këngëtaren e famshme nga Maqedonia e Veriut. Todevska vjen ekskluzivisht në Shqipëri për të marrë pjesë në kategorinë "Big International" të Këngës Magjike.
Tamara, përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Eurovizionin e këtij viti me këngën "Proud", kompozim i Darko Dimitrov, që arriti të renditej në vendin e shtatë.
Edhe kësaj here, 34-vjeçarja duket se do t'ja besojë sërish Darko-s këngën me të cilën do të performojë tek "Kënga Magjike".
View this post on Instagram
" 'Monsters' është një këngë për dashurinë. Për atë lloj dashurie që të bën të çmendesh. Atë dashuri, pa të cilën s'jeton dot."- shkruan Todevska për këngën të cilën do ta dëgjojmë të dielën (24 nëntor).
Më herët, në llogarinë e saj të Instagram-it, Todevska ka postuar disa Instastory ku shfaqej bashkë me Ardit Gjebrean dhe Darko Dimitrov rrugëve të kryeqytetit.
Këngëtarja e vendit fqinjë dhe ekipi i saj është mirëpritur gjithashtu nga kryebashkiakut Veliaj.
View this post on Instagram
Artikuj të rekomanduar: Ekskluzive: Më në fund, te 'Kënga Magjike', Soni Malaj me një baladë dhe një super ekip!
Ekskluzive: Kënga Magjike rikthen West Side Family me një pjesëtar surprizë!