News

Inva Mula: Me Hetemin ka qenë dashuri me shikim të parë

Sopranoja e njohur Inva Mula dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni me origjine nga Kosova, Hetem Ramadani sqaruan për hërë të parë në emisonin “Kontrata” të Sonila Meços thashethemet në lidhje me njohjen e tyre. "Ishte dashuri me shikim të parë dhe na ka ardhur keq për legjendat urbane që kemi lexuar. Unë e takova dhe i bëra një batutë për yllin e vetëm në qiell që nuk e konkurronte Invën.” Nga ana e saj Inva shprehet se atë dite ishte pak e trazuar. Çifti i cili dy vjet më parë u bë me nje vajzë, Nina, shprehen se më shumë se bashkëshortë janë miq të ngushtë dhe bisedojnë për gjithçka.

Por eshte vetem nje temë që Inva nuk preferon ta prekë: E kaluara romantike e të shoqit.  "Të dashurat nuk përmenden," u shpreh cifti.  Aktualisht Inva dhe Hetemi janë një familje lëvizëse dhe udhëtojnë sa në Paris ku jeton i biri i Invës nga martesa e parë e saj me kantautorin Pirro Çako, në Slloveni ku jane bizneset e Ramadanit, Shqipëri dhe shpesh shkojnë edhe në shtëpinë e tyre tjetër në Dubai. "Unë e ndjek Inven në çdo shfaqje të saj. Dridhem kur ajo del në skenë," u shpreh Ramadani i cili edhe gjatë intervistës, nuk ngurronte të shprehte edhe me gjuhën e trupit dashurinë dhe adhurimin për bashkëshorten. Pas kësaj interviste në studiot e Agon Channel në Tiranë Inva Mula do të largohet për në Marsejë ku do të jetë soliste në një shfaqje të re.

REELS

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.