KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Po Kylie është lidhur me Drake?

Shkruar nga Anabel

6 Nëntor 2019

Një muaj pas ndarjes së Kylie Jenner nga Travis Scott, People raporton se ajo dhe Drake mund të jenë bashkë. Dyshja ka kaluar më shumë kohë se zakonisht me njëri-tjetrin. “Drake dhe Kylie kanë dalë shpesh bashkë këto kohë. Drake është mik i vjetër i familjes dhe i njeh prej shumë vitesh,” tha një burim.

Një tjetër burim tha po për People se ata nuk janë thjesht miq, por po takohen si në mënyrë romantike.

Për të mbështetur këto deklarata, kemi disa prova. Javën e kaluar, Kylie ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së Drake, ku e kaloi shumicën e mbrëmjes pranë tij dhe shokëve të tij. Të martën, Kylie u shfaq në festën e Halloween-it, organizuar nga Drake, ku qëndroi deri natën vonë.

Fakt interesant: Drake performoi në festën e ditëlindjes së 16 të Kylie-t, në gusht të 2013-s, por këtë do ta diskutojmë kur ta marrim vesh me siguri në janë bashkë a jo.

MOS I HUMBISNI