Showbiz dhe TV

Angela Martini vjen për herë të parë si autore e një libri

Shkruar nga Anabel

6 Nëntor 2019

Angela Martini vjen për herë të parë si autore e një

Përgjatë vitit, Angela Martini ka folur shpesh për librin e saj të parë. Në një inervistë për Thrive Global, Angela rrëfeu një histori nga jeta e gjyshit të saj, i cili vuajti në kampet gjermane të përqëndrimit dhe në gusht, për Haute Living, foli për peripecitë dhe suksesin e nënës së saj. Më në fund, kemi një titull dhe një datë daljeje në treg.

“Gjithë emocion, ju njoftoj se libri im ‘Love, hope, light,’ shkruar me kaq shmë dashuri, shpresë dhe dritë, do të dalë në treg për herë të parë gjatë Panairit të Librit në Tiranë në stendën e Shtëpisë Botuese Dudaj. Ejani më takoni dhe firmosni kopjen tuaj. Do të jem prezente më 13, 14 dhe 15 nëntor,” shkruan Angela në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angela Martini (@angela_martini) on

Modelja punoi për më shumë se dy vite për “Love, Hope, Light.” Libri, edhe në shqip, edhe në anglisht, flet për kuptimin e jetës nga perspektiva e Angelës, duke pasur shembullin më të fortë jetën e mrekullueshme dhe absolutisht jo të zakonshme të nënës së saj. Mesa kemi mësuar, është shkruar shumë mirë.

MOS I HUMBISNI