KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Pas ‘thumbimeve’ të Hailey Bieber, reagon Selena Gomez

Shkruar nga Anabel

24 Tetor 2019

Selena Gomez u kërkoi fansave të mos sulmonin gra të tjera pasi publikoi një këngë që bëri që Hailey Bieber – që është e martuar me ish të dashurin e Selena-s, Justin – të mohonte se po hidhte kunja kundrejt saj.

Gjithçka nisi kur Selena publikoi këngën “Lose You to Love Me” dhe fansat hamendësuan menjëherë se ishte për Justin. Në tekst, Selena thotë: “Na zëvendësove në dy muaj / Sikur të ishte e thjeshtë.” Kjo i bëri të gjithë të mendojnë se Selena po i referohej lidhjes së beftë të Justin pas ndarjes nga ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

Sidoqoftë, situata përshkallëzoi kur shkurtimisht pas publikimit të baladës, Hailey postoi një këngë të titulluar “I’ll Kill You” (Do të të vras) në Instagram Stories, të cilën fansat e interpretuan si kunjë të drejtpërdrejtë për Selena-n.

Thuajse menjëherë pas postimit të Hailey, Justin ndau me njerëzit një çitë të gjakosur. Pa qartësuar nëse fotoja është gjithashtu kunjë, Justin thjesht kreditoi fotografin në përshkrim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Më pas, Hailey u detyrua të prononcohej dhe mohoi se postimi kishte të bënte me Selena-n. “Ju lutem, mjaft me këto gjepura. Ky nuk është një reagim. Janë gjepura të gjitha,” shkroi ajo nën komentet e një postimi të Page Six.

Më pas, Selena postoi një mesazh të gjatë, ku ndër të tjera thotë se “Armiku përpiqet vazhdimisht të më vërë përposht, por s’ka për t’ia dalë. As sot, as nesër...”

Kështu, të gjithë menduan se plasi lufta dhe fansat përkatës filluan të sulmonin Hailey-n dhe Selena-n. Në një video live në Instagram, Selena tentoi të qetësojë gjakrat dhe u kërkoi fansave të “tregonin mirësjellje ndaj të gjithëve,” pavarësisht rrethanave.

“Jam mirënjohëse për suksesin e këngës. Jam kaq mirënjohëse,” tha Selena. “Sidoqoftë, nuk i mbështes gratë që sulmojnë gra të tjera. Nuk do t’i mbështes kurrë, kurrë. Ju lutem, tregoni mirësjellje ndaj të gjithëve. S’ka rëndësi situata; nëse jeni fansat e mi, mos u sillni kështu. Mos u nxehni dhe mos thoni gjëra të pamenduara. Ju lutem, për mua, dijeni që s’është në natyrën time të publikoj projekte për të cilat s’jam krenare,” përfundoi Selena. “Kaq kam për të thënë.”

Më parë, në një intervistë për Radio Disney, Selena tha: “E kam shkruar këtë këngë më shumë se një vit më parë. Jam shumë e ndjeshme ndaj kësaj kënge. Më duket interesant gjithë progresi që kam bërë nga ajo kohë. E kam ndarë gjithmonë me të tjerët historinë time. S’mund të jem jo autentike. S’mund të sillem sikur s’kam kaluar një periudhë të vështirë, kur është shumë e qartë që e kam kaluar.”

Selena e përmbylli me: “Ishte diçka që duhet ta bëja për veten, pavarësisht pasojave.”

Burimi: BuzzFeed

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI