Nëse keni mbetur në 1 (ose më shumë) provime dhe po frikësoheni për të ardhmen, kjo që do të lexoni më poshtë do t'ju qetësojë.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Shiko kush Luan" , ndër të tjerë ishte edhe Iris Luarasi (ndër të tjera edhe pedagoge në departamentin e Gazetarisë). Gjatë sfidës "Ndaje ose Haje" tregoi fakte interesante, për disa nga ish-studentët e saj, që sot janë personazhë shumë të njohur për publikun.
E pytetur se cilin prej VIP-ave sot, Luarasi e ka ngelur dikur në lëndën e saj, ajo u përgjigj:
"Në fakt do t'ju them katër emra të cilët tani i kam shumë miq, por në kohën kur ishin studentë kanë mbetur në klasë. Janë: Arbana Osmani, Jonida Shehu, Erl Murati dhe Artan Hasani."
Pra, 2 prej moderatore më të suksesshme të ekranit sot, dikur nuk ja kanë dalë të kalojnë në një provim. Kështu, nëse ato ja dolën, pse ti jo?!