KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Ç'po ndodh? Jennifer Lopez fotografohet me një fustan nusërie

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2019

Jennifer Lopez dhe partneri i saj u takuan për herë të parë në vitin 2005, kur J.Lo ishte e lidhur me Marc Anthony-n. Marrëdhënia e tyre nisi në 2017-n dhe pas dy vitesh lidhje, Alex Rodriguez i propozoi gjatë një udhëtimi në Bahamas. Së shpejti, pritet të martohen. BOOM. Një foto e Jennifer Lopez me fustan nusërie!

E veshur me një fustan të Zuhair Murad Couture (dizajner libanez), Jennifer ia doli që për pak çaste të gjithë të mendonim se po martohet. Duke qenë se nuk dihet ku dhe kur do të zhvillohet ceremonia, fotot ishin të justifikueshme.

Por jo. Lopez do të luajë në një rom-com, “Marry Me”, dhe është veshur si nuse për shkak të xhirimeve. Në film, ajo luan rolin e një ylli popi (uau, sa e vështirë duhet të ketë qenë) dhe para dasmës zbulon se i dashuri e tradhton. Për t’u hakmarrë, zgjedh një fans të çfarëdoshëm nga audienca dhe vendos të martohet.

Përsa i përket fustanit Zuhair Murad Couture, ai është i mbushur me gurë vezullues dhe një bisht të gjatë.

Nëse keni pikëpyetje në lidhje me dasmën e Jennifer, ju kujtojmë që as dhëndri nuk ka informacion. “Kur vjen puna te dasma dhe kur vjen puna te dasma me Jennifer-in, të takon thjesht të pohosh me kokë,” tha Alex Rodriguez në një intervistë. “Nuk e di ku do bëhet, nuk e di çfarë do vesh, nuk e di kur do bëhet. Thjesht do jem atje.”

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI