Metropolitan

Nga Shoqata Amerikane e Shkrimtarëve te Edi Rama: ‘Jemi të tmerruar nga Nobeli në Letërsi’

Nga Shoqata Amerikane e Shkrimtarëve te Edi Rama: ‘Jemi të

Peter Handke, një shkrimtar austriak, mori çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2019. Një vendim i tillë është kritikuar nga figura të njohura për shkak se Handke është një figurë pro-serbe në masakrat e ish-Jugosllavisë.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, shkroi në Twitter se vendimi është i turpshëm dhe i është dhënë një “mohuesi të gjenocidit”.

“Kurrë nuk do të ma merrte mendja se do të më vinte për të vjellë për shkak të çmimit Nobel,” shkroi kryeministri Edi Rama.

Presidenti i Kosovës, Hathim Thaçi tha: “Vendimi për Nobelin sjell një dhimbje të jashtëzakonshme për viktimat e panumërta.”

“Komisioni i Nobelit vlerësoi edhe antishqiptarin Handke, glorifikuesin e Sllobos. Nuk e kuptoj se çfarë humanizmi ka gjetur Nobeli tek këta hartues elaboratesh antishqiptare dhe adhurues diktatorësh kasapë... Tokarchuk [Olga Tokarchuk, fituese e Nobelit në letërsi për vitin 2018] është një shkrimtare briliante,” u shpreh shkrimtari Agron Tufa.

Emir Suljagic, një i mbijetuar i masakrës së Srebrenicës, tha: “Një përkrahës i Millosheviçit dhe mohues i gjenocidit famëkeq merr çmimin Nobel në letërsi. Çfarë kohe për të qenë gjallë.”

Autori britanik Hari Kunzru e kritikoi vendimin gjithashtu. Ai tha për The Guardian: “Më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për intelektualë publikë, të cilët janë në gjendje të bëjnë një mbrojtje të fuqishme të të drejtave të njeriut përballë indiferencës dhe cinizmit të liderëve tanë politikë. Handke nuk është një njeri i tillë.”

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës reagoi përmes një letre drejtuar Akademisë Suedeze në Stokholm. Kryetari i Akademisë, Mehmet Kraja, shkroi ndër të tjera: “Me indinjatë të thellë morëm lajmin e shëmtuar se laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 është shkrimtari Peter Handke, një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviçit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën[...]Ideja se angazhimet dhe bindjet politike duhet ndarë nga vepra e një shkrimtari, nuk funksionon në rastin e Peter Handkes. Përkundrazi, idetë e tij agresive u afishuan aq shumë, teksa synonin të luhatnin fondamentin e vlerave të civilizimit dhe humanitetit.”

Akademia e Kosovës kërkon anulimin e vendimit, si akt mirëkuptimi dhe solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Shqipërisë nuk ka reaguar, por është mjaftuar me një publikim të letrës së Krajës.

20 vite para se Handke të merrte çmimin Nobel, në një artikull për The Guardian, shkrimtari indiano-britanik Salman Rushdie e cilësoi Handke-n si një person me prapambetje mendore sepse "imponon regjimin gjenocid të Sllobodan Millosheviçit.” Në një reagim së fundmi në Twitter, Rushdie shton se “shkrova për idiotësitë e Handke-s 20 vite më parë,” ku bie dakord me diplomaten nga Kosova, Vlora Çitaku. Çitaku shkruan se një vendim i tillë, është fyerje për viktimat e regjimit të Millosheviçit.

PEN America, shoqata amerikane që mbron lirinë e shprehjes në të gjithë botën përmes letërsisë, shkroi se ndiheshin të zhgënjyer nga përzgjedhja e një shkrimtari, që ka përdorur zërin e tij për të mohuar të vërtetën historike dhe ka ofruar mbështetje publike ndaj autorëve të gjenocidit.

Siç mund ta keni lexuar në këtë artikull, Handke ka mbajtur një qëndrim pro-Serbisë përsa i përket Luftës Jugosllave dhe bombardimeve të NATO-s, që sollën pavarësinë e Kosovës dhe vendeve të tjera nën udhëheqjen serbe, gjë që kanë ndikuar që figura e tij të shihet me kritika duke u përshkruar si përfaqësuese e nacionalizmit ekstrem serb.

Millosheviç u akuzua për gjenocid (shfarosje e plotë a e pjesshme e një popullsie) dhe krime të tjera të luftës në periudhën 1991-1995 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, përpara se të ndërronte jetë në 2006-n.

Ish-presidenti jugosllav, i njohur si "kasapi i Ballkanit", kërkoi që Handke të thirrej si dëshmitar i tij mbrojtës në Gjykatën Penale për Krimet e Luftës së ish-Jugosllavisë, por shkrimtari nuk pranoi. Ai shkoi në gjykatë si spektator.

Handke mori pjesë në funeralin e Millosheviçit në 2006-n, ku mbajti një fjalim:

“Bota, e ashtuquajtura Botë, di gjithçka për Jugosllavinë, Serbinë. Bota, e ashtuquajtura Botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviçin. E ashtuquajtura Botë e di të vërtetën. Kjo është arsyeja pse e ashtuquajtura Botë mungon sot, dhe jo vetëm sot, dhe jo vetëm këtu. Nuk e di të vërtetën. Po unë shoh. Unë dëgjoj. Unë ndiej. Mua më kujtohen gjëra. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit."

REELS

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

From American Writers' Association to Edi Rama: 'We are terrified of Nobel Prize in Literature'

Nga Shoqata Amerikane e Shkrimtarëve te Edi Rama: ‘Jemi të

Peter Handke, an Austrian writer, received the Nobel Prize in Literature for 2019. Such a decision has been criticized by well-known figures because Handke is a pro-Serbian figure in the massacres of the former Yugoslavia.

Albania's Foreign Minister, Gent Cakaj, wrote on Twitter that the decision is a shame and given to a "genocide denier".

"I would never have thought that I would vomit because of the Nobel Prize," Prime Minister Edi Rama wrote.

Kosovo President Hathim Thaci said: "The Nobel Prize brings tremendous pain to countless victims."

"The Nobel Committee also praised the anti-Albanian Handke, the glorifier of Slobos. I don't understand what kind of humanity Nobel has found in these anti-Albanian elaborators and lovers of butcher dictators ... Tokarchuk [Olga Tokarchuk, Nobel Prize winner in literature for 2018] is a brilliant writer, ”said writer Agron Tufa.

Emir Suljagic, a survivor of the Sebrenica massacre, said: “A Milosevic supporter and denouncer of the notorious genocide receives the Nobel Prize in literature. What a time to be alive. "

British author Hari Kunzru also criticized the decision. He told The Guardian: "More than ever, we need public intellectuals who are able to make a strong defense of human rights in the face of the indifference and cynicism of our political leaders. Handke is not such a man. "

The Kosovo Academy of Sciences and Arts responded by sending a letter to the Swedish Academy in Stockholm. The President of the Academy, Mehmet Kraja, wrote among other things: “We received with great indignation the news that the Nobel Prize for Literature for 2019 is the author Peter Handke, a prominent exponent of fascist ideas of subjugation and enslavement of peoples and passionate supporter of Milosevic and his genocidal wars in the Balkans, including Kosovo [...] The idea that political commitments and convictions should be separated from the work of a writer does not work in the case of Peter Handke. On the contrary, his aggressive ideas became so prevalent as they sought to fluctuate the foundations of the values of civilization and humanity. "

The Kosovo Academy calls for the annulment of the decision as an act of understanding and solidarity with all the peoples of the world who fight for freedom and democratic values.

The Academy of Sciences and Arts of Albania has not responded, but has been satisfied with the publication of a letter from Kraja.

PEN America, the American association defending freedom of expression worldwide through literature, wrote that they felt disappointed with the selection of a writer who used his voice to deny historical truth and offered public support to the perpetrators of genocide.

As you may have read in this article , Handke has taken a pro-Serbian stance on the Yugoslav War and the NATO bombing that brought the independence of Kosovo and other countries under Serbian leadership, which has influenced his image. to be seen with criticism being described as representative of extreme Serbian nationalism.

Milosevic was charged with genocide (complete or partial extermination of a population) and other war crimes in the 1991-1995 period by the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia before he died in 2006.

The former Yugoslav president, known as the "butcher of the Balkans", demanded that Handke be summoned as his defense witness to the former Yugoslavia Criminal Court for War Crimes, but the writer declined. He went to court as a spectator.

Handke attended Milosevic's 2006 funeral, where he gave a speech:

“The world, the so-called World, knows everything about Yugoslavia, Serbia. The world, the so-called World, knows everything about Slobodan Milosevic. The so-called World knows the truth. That is why the so-called World is missing today, and not only today, and not only here. I don't know the truth. Yes I see. I listen. I feel. I remember things. That's why I'm here today, close to Yugoslavia, close to Serbia, close to Slobodan Milosevic. "