Showbiz dhe TV

Ja kush është biondja që i ka marrë zemrën Don Phenom

Shkruar nga Anabel

7 Tetor 2019

Ja kush është biondja që i ka marrë zemrën Don Phenom

Prej një viti, Don Phenom nuk shqetësohet për dashurinë, sepse e ka gjetur. Reperi është i lidhur, siç ka thënë dhe vetë, por ka refuzuar të flasë për më shumë se kaq. Mund ta dëshmoni në sytë tuaj në intervistën që dha për Roza Latin gjatë verës se si i shmanget subjektit të të dashurës me zhdërvjelltësi.

Sidoqoftë, siç thanë J. Cole dhe Bibla, “ç’bëhet në terr, e gjen dritën.” Natën e koncertit recital të Capital T, pak javë më parë, Don Phenom ndodhej në publik përkrah një biondeje që të gjithë po e konsiderojnë si të dashurën e tij. Falenderoni Panoramën për këtë foto.

Ja kush është biondja që i ka marrë zemrën Don Phenom

Phenom është djalë tradicional. Premton të martohet, të krijojë familje sepse është amanet nga prindërit. “Kadal-kadale,” tha ai pak kohë më parë.