Celebrity

Dasma e Justin Bieber nxeh keq pushuesit e hotelit ku ndodhet çifti

Shkruar nga Anabel

27 Shtator 2019

Dasma e Justin Bieber nxeh keq pushuesit e hotelit ku ndodhet çifti

Ka filluar numërimi mbrapsht për dasmën më të famshme të momentit. Atë të Justin Bieber-it dhe Hailey Baldwin.  Çifti do të martohet pas pak ditësh në Karolinën e Jugut dhe sipas TMZ-së dyshja është kthyer sërish aty.

Gjithsesi, nuk ka asnjë dyshim që dasma do të dalë perfekte, por sot problemi qëndron diku tjetër. Tek njerëzit që ndodhen në hotelin Montage Palmetto Bluff, vendin ku ata do të martohen! Pse do thoni ju? Sepse ceremonia festive po prish gjithë energjinë e tyre të pushimeve!

Duket se disa nga ambientet e hotelit janë mbyllur për klientët dhe stafi i ka njoftuar për të tilla ndryshime momentin e fundit, përmes një email-i.

Me pak fjalë, pushuesit nuk mund të përdorin as spa-në, as pishinën dhe as restorantet e hotelit për plot 48 orë, gjatë kohës së dasmës Hailey-Bieber.

Dasma e Justin Bieber nxeh keq pushuesit e hotelit ku ndodhet çifti

Kjo jo vetëm që nuk i ka pëlqyer njerëzve, por njëzëri kanë shprehur ankesat e tyre ndaj kësaj “padrejtësie”.

Si për ta rregulluar keqkuptimin e ndodhur, hoteli i ka ofruar të gjithëve një vakt falas, në fakt një super vakt falas. Po ta mendosh, s’është aspak keq! Ndërkohë që konsumon ushqim falas në një super resort, sheh nga dritarja Justin Biber-in që martohet!