Metropolitan

Për çfarë flet filmi shqiptar që po i drithëron të gjithë

Për çfarë flet filmi shqiptar që po i drithëron

Pas një eksperience të gjatë në realizimin e dokumentarëve të ndryshëm, si “ Seeking Magic”, “The Kingdom of Coal”, “Laleh”, apo filmave me metrazh të shkurtër si “Kofja e Zbrazët” dhe “She Comes in Spring”, regjisorja dhe skenaristja Antoneta Kastrati e sfidoi veten me një film me metrazh të gjatë. Momentalisht “Zana” është filmi më i përfolur në kinematë e Kosovës, me mbi 2000 bileta të shitura brenda pak ditësh.

Filmi, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kinematografike e Shqipërisë, u shfaq për herë të parë në Toronto International Film Festival dhe është i përzgjedhuri i Kosovës për të konkurruar në çmimet Oscars.

Për çfarë flet filmi shqiptar që po i drithëron

“Zana” i vendos ngjarjet në një fshat të Pejës, ku një grua me emrin Lume (Adriana Matoshi) përballet me tmerret e post-luftës në Kosovë, teksa tenton të mbesë shtatzënë, një dekadë pasi humbi fëmijën e vetëm. Lumja dhe bashkëshorti i saj (Astrit Kabashi) vendosin të gjejnë shkakun se ç’e shkakton shterpësinë e saj.

Për çfarë flet filmi shqiptar që po i drithëron

E dëshpëruar për një fëmijë, Lumja braktis mjekësinë moderne dhe vendos t’i drejtohet asaj popullore, ku i nënshtrohet ritualeve të ekzorcizmit për të larguar magjinë e zezë, që thuhet se është arsyeja pse ajo nuk bën dot fëmijë.

Subjekti i “Zana” risjell tmerret e së kaluarës që reflektohen në portretin e protagonistes (Adriana Matoshi). Regjisorja Kastrati u shpreh në një intervistë se “filmi është një reflektim personal mbi të kaluarën”.

Për çfarë flet filmi shqiptar që po i drithëron

Shtojmë se roli i Lumes është roli më i vështirë i Matoshit, një nga aktoret shqiptare me aftësi të jashtëzakonshme për t’u futut në lëkurën e personazhit, njëkohësisht fituese e shumë çmimeve prestigjoze.

Për të sjellë një rol të tillë në mënyrën më natyrale të mundshme, aktorja xhiroi për muaj me radhë në temperatura nën 29 gradë Celcius. Në një intervistë për “Oxygen”, Adriana u shpreh: “Te filmi ‘Zana’ kam pasur një ndër rolet e mia më të vështira deri tani. Kam rolin e një nëne që humb fëmijën gjatë luftës dhe përballet me pasojat e pasluftës, me ankthe dhe ëndrra. Ishte i vështirë sepse është rol i rëndë. Skenat gjithashtu kanë qenë të vështira për t’u përjetuar si aktore. Kam xhiruar në dimër, tepër ftohtë, kemi xhiruar në një fshat të Pejës, natën. Kam hyrë në ujë ku përreth kishte vetëm akull. Më digjnin gishtat nga akulli. Xhiroja nën praninë e mjekut. Të mos flas sa i vështirë ishte roli për t’u përjetuar. Duhet të përqëndrohesha dhe të hyja në rol me shpirt që më vonë publiku ta besonte.” 

Të kontaktuar nga Anabel, faqja zyrtare e promovimit të filmit në Facebook konfirmoi se së shpejti "Zana" do të jetë edhe në kinematë vendase.

REELS

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤

All rights reserved @entertainmenttonight

Në më arrestojnë ndonjëherë në Nice, ky do të jetë arsyeja 🫠

What is the Albanian film talking about that is shaking everyone

Për çfarë flet filmi shqiptar që po i drithëron

After a long experience in producing various documentaries, such as "Seeking Magic", "The Kingdom of Coal", "Laleh", or short films such as "Empty Kofi" and "She Comes In Spring", the director and screenwriter Antoneta Kastrati challenged herself with a feature film. Currently "Zana" is the most talked about movie in Kosovo cinemas, with over 2000 tickets sold in just a few days.

The film, supported by the Kosovo Film Center and the Albanian Film Center, premiered at the Toronto International Film Festival for the first time and is Kosovo's chosen to compete at the Oscars.

Për çfarë flet filmi shqiptar që po i drithëron

"Zana" sets events in a village in Peja, where a woman named Lume (Adriana Matoshi) faces the horrors of post-war Kosovo as she tries to get pregnant. She lost her only child long ago. The events are set a decade after the Kosovo War, at a time when River and her husband (Astrit Kabashi) decide to find the cause of her infertility.

Për çfarë flet filmi shqiptar që po i drithëron

Desperate for a baby, River abandons modern medicine and decides to resort to the popular, subject to exorcism rituals to dispel black magic, which is said to be the reason she can't have children.

The subject of "Zana" brings back the horrors of the past that are reflected in the portrait of the protagonist (Adriana Matoshi). Director Kastrati said in an interview that "the film is a personal reflection on the past".

Për çfarë flet filmi shqiptar që po i drithëron

We add that the role of Lume is the most difficult role of Matoshi, one of the Albanian actresses with extraordinary ability to get into the character's skin, at the same time winning many prestigious awards .

To bring such a role to the most natural way possible, actress i shot for months below 29 degrees Celsius. In an interview with Oxygen, Adriana said: "In the movie 'Zana' I have had one of my most difficult roles to date. I have the role of a mother who loses her child during the war and faces post-war consequences, with nightmares and dreams. It was difficult because it is a heavy role. The scenes have also been difficult to experience as an actress. I shoot in the winter, very cold, we shoot in a village in Peja at night. I entered the water where there was only ice. My fingers were burning from the ice. Turnover under the presence of a doctor. Not to mention how difficult the role was to experience. I had to focus and get into the role with a spirit that the public would later believe. "

After watching the trailer, you will hope that Zana will be in theaters soon.