KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Fatma dhe Alfio postojnë ekon e bebit: ‘Kur dashuria është shumë e madhe’

Shkruar nga Anabel

24 Shtator 2019

Urime! Thuajse dy muaj pasi filloi të flitej për një shtatzëni të mundshme, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani konfirmojnë se do të bëhen vërtet prindër për herë të parë.

Pak momente më parë, të dy postuan të njëjtën foto, me të njëjtin përshkrim. Fatma, me ekon e bebushit në dorë, përqafon Alfion, i cili mban një kapele që shkruan “Dad” (babi).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kur dashuria është shumë e madhe për tu mbajtur në dy zemra, vjen në jetë një zemër e tretë! #pobehemi3 #parentstobe

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani) on

“Kur dashuria është shumë e madhe për t’u mbajtur në dy zemra, vjen në jetë një zemër e tretë. Po bëhemi tre. Prindër të ardhshëm.”

Fatma dhe Alfio bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë një vit më parë dhe janë bashkë prej më shumë se tre. Në një intervistë, Alfio tha se do të martohen në vitin 2020. Para bebit? Pas bebit? Pak informacion më shumë s’do të ishte keq.

MOS I HUMBISNI