Shqipëria

A do të ketë më lëkundje të tjera tërmeti?

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2019

A do të ketë më lëkundje të tjera tërmeti?

Pas orëve të panikut, pyetja e parë që na mundon të gjithëve është: "A do të ketë më të tjera tronditje?"

Sipas sizmiologëve, thuhet se po, mund të ketë goditje të tjera, por me magnitudë shumë më të ulët se e para. Ndonëse fillimisht u tha se magnituda e tërmetit ishte 5.8 ballë, sizmiologët u shprehën për Balkan Web se në epiqendër magnituda ka qenë 8 ballë, ndërsa në Tiranë është ndjerë 7 ballë.

Mund të ketë goditje të tjera me magnitudë më të ulët. Kështu deklaroi sizmiologu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike pak minuta pas tërmetit që goditi sot Shqipërinë. Ai tha se në epiqendër intensiteti i tërmetit ka qenë 8 ballë ndërsa në Tiranë është ndjerë 7 ballë.

Ky i sotmi, konsiderohet si një nga tërmetet më të fuqishme që prej vitit 1979-të. Tronditjet e tjera (që zakonisht quhen pasgoditje), vijnë duke u shuar me kalimin e kohës dhe nuk janë kurrsesi të rrezikshme si e para.

Çfarë u kanë këshilluar qytetarëve, sidomos atyre që banojnë në zonën pranë epiqendrës, është të qëndrojnë jashtë shtëpive. Të tjerët, përfshi këtu edhe banorët e kryeqytetit është mirë që të paktën për 2-3 orë të rrinë jashtë. 

Artikuj të tjerë të rekomanduar:Tërmeti tmerron kryeqytetin: 7 të plagosur dhe dëme materiale!

Lajm i fundit: Tërmeti i fuqishëm trondit Shqipërinë!

 Ç'duhet të bëjmë në rast tërmeti!, 



MOS I HUMBISNI