Për mendimin tonë

Pse VIP-at nuk duhet t’i dalin në mbrojtje pedagogut maniak

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2019

Pse VIP-at nuk duhet t’i dalin në mbrojtje pedagogut maniak

Ditën pas transmetimit të video kompromentuese ku pedagogu Denis Himci i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” pranonte favore seksuale nga një studente në këmbim të marrjes së provimeve , gazetari, ish drejtor prodhimi në Tv Klan, Ermal Mulosmani postoi në Facebook këndvështrimin e tij.

Në dallim nga ç’kishte qenë fryma e shikuesve deri tani – kundër pedagogut maniak dhe pro vajzës – Mulosmani mendon se ajo tallet me Himcin dhe shpërdoron dobësinë që ka ai për të. E quan gjynahqar dhe nuk vë re asgjë që nuk shkon me sjelljen e tij. Sipas tij, fajin e ka vajza, madje duhet dënuar ajo dhe jo ai.

“Mbrëmë në emisionin ‘Stop’ u bë publik rasti i një studenteje mbetëse në të gjitha lëndët, mosfrekuentuese e mësimit dhe një pedagogu gjynahqar që i shkëlqenin sytë si maceve në afsh. Bisedat e tyre të regjistruara nga vajza me kamera të fshehtë linin të kuptohej qartë vetëm një gjë: pedagogu ishte skllavi i saj dhe ajo tallej hapur me të! Ajo e vërdalliste në një mënyrë të pacipë, e puthte kur i tekej, ia ngacmonte fantazinë dhe ky qyqari ishte gati të copëtohej për të, boll një shpresë të kishte. Sikur të ishte e mundur, do hynte vetë në provimet e saj. I premtoi edhe ta çonte për masazh në Tiranë.

Sa më shumë shtoheshin takimet, aq më shumë shtohej dëshira e pedagogut dhe tallja e vajzës me të.

Ajo vide mund të ishte gjithçka përveçse shfrytëzim seksual për notë nuk ishte. Madje, në një moment të transmetuar, pedagogu i thoshte ‘nëse ka feeling mirë, nëse nuk ka e lëmë këtë punë.’

Për asnjë moment nuk pashë kërcënimin me notë. Sigurisht, ndërhyrja e qyqarit pedagog te kolegët e tij nënkuptonte një shans që kishte ai për atë vajzë monstër, por asnjëherë nuk  e kërcënoi me ngelje nëse nuk i jepej.

Po të isha gjyqtar i rastit do ndëshkoja veç vajzën. Gjynahqarin e kishte ndëshkuar Zoti boll,” shkruan Mulosmani.

Postimi nuk pati shumë popullaritet deri në momentin që e shpërndau Ermal Mamaqi në faqen e tij në Instagram nën titullin “Tallja me pedagogun maniak që u shit si shfrytëzim seksual, nga Ermal Mulosmani.” Në fund, shtohet “po ju si mendoni?” që e lë evazive në vetë Mamaqi mendon si Mulosmani apo jo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Por lind pyetja: pse e postoi Mamaqi këtë shkrim nga një gazetar që nuk njihet gjerësisht dhe pse pikërisht tani? Prej kohësh, ai promovon dhe poston vetëm në lidhje me filmin që pritet të dalë së shpejti, nuk merr pjesë në asnjë debat publik dhe nuk replikon ndaj kritikave. Madje, na duhet vetëm një gisht për të numëruar herët që Ermali ka replikuar. Pra, sa gabim mund të jemi nëse themi se Mamaqi e ndau me 1.1 milion ndjekësit e tij këtë shkrim, sepse ndan të njëjtin mendim.

Eneda Tarifa e para dhe plot të tjerë si ajo bien dakord me shkrimin. Burra dhe gra lexojnë këtë shkrim krejtësisht të njëanshëm dhe pohojnë një paraqitje çorientuese të situatës që nxjerr një profesor maniak si të lënduarin e kësaj historie. Si Eneda, si Ermali bëjnë një gabim të madh duke mbrojtur Himcin, pasi me dy fjalë të thëna në Instagram ndikojnë fansat e ata që kthejnë sytë nga ata në dyjëzime të tilla. Duhet të jenë të vetëdijshëm mbi fuqinë që kanë, mbi turmën që i dëgjon. Mund të thonë se thjesht shprehën mendimin e tyre, siç kanë të drejtë të bëjnë, por si mund të injorojnë faktin se kështu mbështesin çdo kalbësirë të këtij sistemi të çartur që nuk bën punën e tij, pa njëfarë çmimi, pa lekë dorazi, pa favore seksuale.

Pse VIP-at nuk duhet t’i dalin në mbrojtje pedagogut maniak

Pse VIP-at nuk duhet t’i dalin në mbrojtje pedagogut maniak

Pse VIP-at nuk duhet t’i dalin në mbrojtje pedagogut maniak

Pse VIP-at nuk duhet t’i dalin në mbrojtje pedagogut maniak

Është detyra e pedagogut, mjekut, policit, politikanit, çdokujt në pushtet të mos tundohet, të mos bjerë pre e korrupsionit. Është shumë e thjeshtë.

Natyrisht, vajza nuk del e palarë nga gjithë kjo sepse të gjithë nxitojnë të thonë “nuk të ngacmon njeri po s’deshe vetë.” Por ai pedagog, porsi maniakë të tjerë, kanë precedentë, përfliten dhe njihen në rrethet e tyre si maniakë, si lehtësisht të korruptueshëm me ca puthje a një natë bashkë. Si ndryshe do ta vërtetonte ajo që Himci shpërdornte detyrën përveçse ashtu si e vërtetoi?

Pse VIP-at nuk duhet t’i dalin në mbrojtje pedagogut maniak

Ndoshta Tarifa dhe Mamaqi e kanë harruar si është të jetosh si një njeri i thjeshtë, në një qytet ku s’të njeh kush; ku gjithçka, duke nisur nga shkollimi, mjekimi, punësimi, drejtësia, janë rraskapitëse; ku ekziston një kulturë toksike e ku ndonjëherë ngjan e pamundur të marrësh atë që të takon pa futur dorën në xhep.

Njerëz më me mend se ne kanë thënë se viktima s’ka kurrë faj dhe vajza, s’është as më pak as më shumë se një viktimë e sistemit, e kulturës së këtij vendi dhe e atyre që e gjykojnë nga një pozitë privilegji.

MOS I HUMBISNI