Historia Ime

Histori të viktimave të dhunës

26 Nëntor 2014

Histori të viktimave të dhunës

Letra 1
Kam dashur te shkruaj me kohe kur jan hapur tema te tilla por duart me dridhen dhe syte me mbushen me lot. Dhuna! Perdhunimi! Sa fjale te frikshme, shpesh dhe mos perfillse nga njerez egoist, injorant, mendje lehte……. Por sa e shpifur, e erret, fryme-marrese, nxierjesh, ulerimash, gjak, lot ka ne to! E di kush i ben keto? Nje cunak qe kishte frike, nje frakacak qe kishte lepurin ne bark qe i vogel, dhe une si idjote u dashurova me pellushin e bute te lepurit. Ashtu ishte mesuar, me te rrahura ne shtepi, ndaj strukej gjithnje! Por ky lepur na kishte syte e kuq, po po te kuq, se kishte djallin brenda vetes. Dhe une si idjote i fala shume dashuri, perkushtim, respekt, dhurata pa fund, e llastoja tamam si nje femije. Cbente ai, me merte me te mira, me nxirte ne vende te bukura qe si kisha shetitur kurr me pare, me sillte lule cdo pervjetor e shen valentin. Zenka pare?!! Isha ulur ne cepin e krevatit tij dhe po beja shaka sic e kisha zakon gjithmone dhe aty me tha qe mbase sdo jemi per shume gjate bashke se mamaja ime nuk te pelqen. I thash qe nuk me intereson sepse ne do krijojme jeten bashke dhe jo me maman tende, por ti nese do te vazhdosh te mari mami per dore, je I lire. Nderkohe syte mu mbushen me lot, nuk e imagjinoja jeten pa ted he keshtu papritur. Cberi ai? Iku ne kuzhine dhe mori nje thike, dhe mu drejtua mua qe ta vrisja dhe te vrisja veten se keshtu do ishim gjithmone bashke. U tremba! Po me ikte mendja se kisha frike se do me therte. Nje zot e di si dridhesha dhe i lutesha ta linte atje ku kishte vendin, e leshoj ne toke dhe e mora e fsheha, kur u ktheva i dhash nje shpulle sa me hante dora, kisha shume frike. Ai ma kthej shpullen. Se prita dhe ashtu sic isha me nerva fillova ta godisja ku mundja dhe ai mundohej te mbrohej. Nuk e dija se ishin dhunuar familjarisht nga i jati. Kjo e acaroj shume dhe filloj tme rrihte sa me nxiu syrin. U largova duke qare dhe sdoja te flisja me te. Ai me kerkonte, me kerkonte falje dhe ishte pergjeruar se sdo prek femer me dore se kishte pare maman duke vuajtur per 25 vjet. Por ishte e kote. Une e falja dhe ai filloj ta bej rruge. Filloj te kontrollonte sa here do dilja me shoqet e cfar do vishja. Bindi familjen dhe u fejuam. Isha shume e lumtur, mendova se do ndryshonin gjerat. Por jo, genjaja veten. Nga lepur qe dukej, u be nje perbindesh. Kurrizi im e di c’ka hequr dhe as dua ti kujtoj ato skena, dua nga dita ne dite ti zhduk nga memorja. Sa here ka kryer dhe mardhenie seksuale pa deshiren time, ose pasi me rrihte me griste te brendshmet dhe me dhunonte, nuk e kuptoja se si po ikte truri, po kthehej ne skizofren, I jepte kenaqesi kur une qaja dhe rrija ashtu si cope druri pa levizur. Por fale familjes me largoj nga ai se une isha e pafuqishme. Ata e deononcuan sapo e moren vesh, dhe vellai me mori me vete ne Gjermani ku jetonte vete me nusen e tij. Nuk dua ti kujtoj me ato dite, por dua vetem te them qe kerkoni ndihme dhe perkrahni vajzat, motrat tuaja se nuk I do njeri me shume se ju vete. E lexoj shpesh ne kete faqe qe jan te detyruara te rrin me burrat per shkak se familja si perkrah dhe me thyhet zemra. Me duket sikur ju falin per nje cop buke vetem per mentalitetin apo ku ta di une. Duket sikur po I thon dhenderrit qe ne se duam, vazhdo ‘duaje ti’. Ka perkrahje dhe menyra plot qe te largoheni. Mos beni gabimin tim te fejoheni nese I dashuri eshte I dhunshem, sdo NDRYSHOJ KURR, madje do behet me I keq. Flm nese e poston, anonim.

Letra 2 Pershendetje Anabel Megjithese nje ndjekese e rregullt e faqes suaj,sot ndjeva me te vertete nevojen tju shkruaja. Une nuk kam qene drejtperdrejt viktime e dhunes se mashkullit,por nena ime po, sistematikisht,nga ai person qe une dhe sot e quaj baba.Dhuna ka filluar qe javen e dyte te marteses.Shkaqet: ti je fshatare, une lindur rritur ne qytet erdha e te gjeta ty ,ska faj ky ose ai qe thote ti me leke me te gjitha mund ta zgjidhje ku te doje etj.Dhuna vazhdoi edhe gjate shtatezanise se pare.Shkelma gjate gjithe nates ne bark e grushta saqe mami mbyllej ne banjo deri ne mengjes nga frika mos me ndodhe diçka.Me pas une rreth 5-6 vjece mbaj mend akoma kur ai vraponte pas saj me thike e mami mundohej te mbante deren qe mos ta hapte duke qare e duke thene ki meshire per gocen te pakten qe po te shikon.E une qe e shtrire ne krevat kisha ngrire e kisha frike edhe te qaja.Babai im largohej nga shtepia me dite te tera pa lene asnje qindarke.Ne atehere zoteronim nje dyqan me artikuj ndertimi ku shiste mami e sigurisht leket i merrte qindarke per qindarke babi..lindi vellai im i vogel kur isha rreth 10 vjeç.Diten qe doli mami nga materniteti per shkak se nuk na gjendej asnje qindarke ne shpi,qelloi qe erdhen ne dyqan kliente e mami u detyrua te ngarkonte vete cimento me ndihmen e bleresit(thesi 50 kg),kur nje dite perpara kishte bere lindje,dhe nderkohe thoshte shyqyr qe erdhi dikush te bleje e na erdhen ca leke ne shpi.Ai nderkohe gjate gjithe kohes e dhunonte mamin me pretekstin ti nuk punon,te mbaj une me buke,kur mami ne dyqan bente edhe punen e nje punetori krahu.Perveç dhunes fizike ofendimet nga me te ndyrat.Madje mbaj mend kur nuk kishte as 1 jave qe gjyshja nderroi jete e babai e shante nga nena.Episodet e dhunes ndodhnin te pakten cdo jave,e pasi mami nxihej e enjtej,babai na merrte me makine e na conte diku ku te kalonim diten e ktheheshim ne darke qe mamin mos ta shikonte dikush.Kisha frike kur ikja ne shkolle e babi ishte ne shtepi se kur te vija mamit mund ti kishte ndodhur diçka.Nje dite kur erdha shikoj mamin te gjakosur ne buze por qe rrinte si e ngrire.Kur e pyes cfare ke thote skam gje e vetem ne nje moment shperthen ne te qare.Motra me shpjegon sesi e kishte gjetur te shtrire e i kishte shperthyer gjaku nga goja e hunda.mora vesh qe im ate kishte tentuar ta mbyste.Njehere tjeter, ?shte para rreth 3 vitesh.nata e vitit te ri kur une po coja mesazhe urimesh nga cel i babit e i bie 1 numer.Une gabimisht e hap dhe degjoj nje ze femre por qe se mbaj mend cfare tha.e shenova numrin dhe pa i thene asgje askujt e mora ne tel pas ca ditesh:doja ta dija kush ishte.Meqe nuk e hapi me privat.i rashe me numer dhe ne perfundim te bisedes e ofendova.Ate nate kur vjen babai ne shpi me ka dhunuar per here te pare por qe asnjehere nuk e harroj se si.Nderkohe mami qe nuk kuptonte asgje u mundua te na ndante:cfare ka,lere gocen por ai pasi i tha pusho ti e goditi.Me pas thoshte qe ajo kishte qene e dashura e shokut te tij dhe i kishte telefonuar te pyeste per shokun(e mora vesh pas disa kohesh edhe identitetin e asaj femres,dhe nuk kishte aspak lidhje me shokun).Jane pafund episodet e dhunes saqe nuk do te mjaftonte asnje liber per ti shkruar.Gjate gjithe kohes sidomos kur isha me e rritur insistoja pafund qe mami te ndahej,por asnjehere nuk e beri me justifikimin se ajo nuk mund te na shkollonte ashtu si donim e pasi ne te rriteshim edhe pak gjerat do te ndryshonin.Me te vertete gjerat tashme kane ndryshuar,nuk ka me dhune pasi edhe shume te aferm e mesuan.Une po studioj jashte Shqiperise per momentin e sa here flas me mamin i them te me tregoje sinqerisht nese ndodh akoma dicka,por thote qe jo.Edhe duket shume me e qete e e lumtur pasi ka filluar edhe pune. As une nuk insistoj me per divorc perderisa vete ime me nuk do e perderisa dhuna ka mbaruar. Kam nje mesazh per meshkujt: Ju lutem pafund mos vini kurre dore mbi nje femer!Mendoni sikur ne vend te saj te jete femra me e shtrenje e jetes suaj,nena juaj,motra juaj,e dashura juaj.gjithmone ka nje zgjidhje tjeter pervec dhunes: ndahu nese nuk e do,qendroji larg.Por asnje femer sido qe te jete nuk e meriton dhunen.Nuk eshte e drejte qe kete epersi qe ju ka dhene natyra,forcen,ta perdorni kunder nje qenieje me te brishte. Me falni qe u zgjata kaq, por ju lutem shume ta postoni. Gjithe te mirat!! (te lutem anonim)

Letra 3
mirmbrema anabel dhe mesazh dergues jam nje femer 28 vjec.per gati 5 vjet kam qen pre e nje martese qe kish dhunwn fizike si paeim dhe dhunen psikologjike shoqeruese.nuk guxoja te kerkoja asnje te drejt se ai do me rrihte dhe nuk perdorte doren por kemben gjithmon me gjuante me shkelma ne bark ne koke.me shtrinte ne tapet dhe me shtypte koken me kemb.dhe pse?se humbte lloto apo se nuk I jepja leke qe mua mi jepnin prinderit e mi per mua e djalin tim.ai as punonte asgje u shnderrua ne nje parazit xheloz qe dhe babin tim ma beri dashnor.diten e fundit kur jemi zen me ka fut ne banjo dhe me ka fut kokwn tek wc me nxiu trupin m shkataroj I shpetova nga duart me ka terheq zvarr ne ashensor dhe sme la te ikja ta denoncoja nga ajo dit nuk jam kthyer me tek I dhe I thash qe sdua te rri me me ty se je nje perbindesh qe me kw shkatarru rinin time sme le te shijoj as femijen tim.sot jetoj me prinderit e mi dhe djalin.akoma me perndjek me mer ne tel me shan me kercenon por duroj vetem se esht biri im ne mes.uroj qe asnje femer mos ket fat te till ska asgje me te keqe te shohesh personin qe do te te shnderroj ne nje njeri te pa dobishem flm nese e poston.

Letra 4
Pershendetje te gjithve Jam nje vajze 20 vjece dhe dua tju trg per diten time me te keqe nuk po zgjatem shume. Ishte qeshor dhe kisha vendosur te beja nje xhiro nga liqeni pasi isha e merx dhe aty gjej pak qetesi u ula ne nje vend dhe po rrija.Pas disa minutash shoh qe dikush po vinte bera sikur se pash dhe fllojva te ngrihesha u bera gati x te ikur por... Ky njeri ky maskara m kap nga dora dhe me thot: Do shoqeri? Jo i them dhe i heq doren por shoh qe ai me kap dhe me shterngon fort filloj te bertas te kerkoj ndihme por..ishte e kot pasi askush nuk vinte madje ishin dhe disa djem me tutje ata qeshnin...nejse.. Ky maskarai filloj duke me gjuajtur dhe me pas me perdhunoi .Me kishin ren t fiket kur hap syte e gjej veten n spital nje zonje bashk me shoqen e saj m kishin pare te shtrir dhe kishin lajmeruar ambulancen i falenderoj shum ato zonjat do i je mirnjohese gjate gjith jetes... Nuk bera denoncim pasi kete gje nuk ja trg askujt asnje nga familja ime nuk e di sepse nuk dua te fus ne prb babin dhe vellain i vetmi qe e di eshte ish i dashuri pasi sjemi me bashke ngaq sa ja trg cme kishte ndodhur nuk me besoj dhe iku u largua pasi i kisha premtuar atij qe ai do ishte i pari per mua ( isha e virgjer para perdhunimit).Kan kaluar 5 muaj dhe dita dites mundohem ta harroj ate dite .Nuk ja vlen me te merzitem sepse JETA VAZHDON....me respekt

Letra 5
ahh moj Anabel... Sot me ke hapur nje tem qe un e urrej dhe me sjell kujtme shum te kqija.. Kam komentuar shpesh ketu ne faqen tuaj... dhe sot qe do shkruaja,as qe me shkonte ne mendje ndonje here...aq me teper nga fb im... un nuk di te shkruaj bukur,por di tju them qe keto fjal po i them me zemer,dhe per her te pare.. pasi deri me sot i kam mbajtur brenda vetes...jam rritur ne nje familje kur imazhi i mashkullit ishte i forti i shtepis... ku fliste ai dhe muret dridheshin... me kujtohet kur isha femij...mund te them 4 ose 5 vjec...se si fshihesha posht tavolines dhe qaja teksa degjoja babin ne dhom qe uleriste dhe i gjuante mamit...nuk kuptoja ne ate koh... vecse kur e shihja mamin diten tjeter te nxir ose me buz te car,qaja dhe e pyesja ckishte ndodhur... dal nga dal u rrita dhe kuptova qe ajo gje quhej dhune... isha vetem 16 vjece kur i dola ne krah mamit... vetem se doli uji jasht deres se banjos babi filloi te uleriste dhe i gjuajti... mbaj mend qe i kam uleritur sa kam pasur ne kok qe mamin mos ta prekte me dor... dhe aty ishte hera par kur ai ndaloi,me kthehet mua dhe me thot se si goxoja qe i kthehesha ne ate menyr, i them qe ajo esht mamaja ime,dhe ske as nje te drejt ta prekesh me dor... nga nervat qe un vajza e tij e vogel,vajza qe ai donte i ktheva fjal,me gjuan dhe iken nga dhoma tjeter.... kaluan vite qe nga ajo dit, kur ne shtepi kishte vetem debate por jo dhun....deri vjet, kur e dhunuara kete rrall nuk ishte mami por un... ate dite, pas pune me duhej te shoqeroja miken time ne spital, mbaroj pun me te...dhe ne shtepi kthehem ne oren 6,ku si pas babit isha vone.. sa futem ne shtepi,fillon nje debat qe sdi ta pershkruaj anabel, di vetem qe grushtat qe kam marr ate dit nga im at sdo i harroj sa te kem jet... mu nxi syri,mu ca buza...por as gje nga keto sme dhimbte ne krahasim me ate cka ndjente shpirti im... ne ato momente doja vetem te vdisja... u mata 100 her te merrja policin ne tel, por ky dreq mentaliteti qe na rrethon sme lejoi ta beja... mendoja cdo te thote bota....cdo te thon komshit...??? "E rriti e beri goxha vajze,dhe ajo ja si ja shperblen duke e futur ne burg..." e di anabel... ?? do doja me gjith shpirt qe prinderit ti kisha te ndare,se sa te jetoja ne kete stres qe kam jetuar deri me sot.... menyra se si jam rritur me ka penguar per shum gjera ne jet... me ka ber te turpshme, jo shum te shoqerueshme.... dhe e dini cesht me e bukura...??? kam frik.... kam frik se mos ajo cka i ka ndodhur mamit tim me ndodh edhe mua, dhe jo me nga dora e tim ati por nga nje dor e huaj... jeta ne famljen time ka ndryshuar... tashme cdo gje duket normale, ka debate te vogla por te pakten jo me dhun... per mamin me dhimbset shum per menyren se si e ka ndertuar jeten,sepse gjat gjith kohes kur un kam qen e vogel ka qen e dhunuar nga babi...mundohem ti rri sa me afer...i them gjat gjith kohes qe e dua,dhe esht arsyeja e jetes sime... per babin.... ahh babi... e dua...por jo me si dikur... ma ka thyer zemren shum... por ne fund te fundit mbetet im ate... me falni se u zgjata paksa,por u mundova te shkruaja sa me shkurt... falemindert Anabel nese e poston,dhe ju lexues nese e lexoni...

Letra 6
Pershendetje anabel.. tani qe po lexoja keto po kam qen edhe un pjes e dhunes.. jam dhunuar moralisht dhe fizikisht... nga pjestar i familjes kryesisht vellai... sot jam 19 vjec dhe ai esht 32.. mbaj mend gjat gjith jetes qe jam dhunuar nga ai qoft dhe dicka me e vogel ai nuk do tja dij te bie aq sa ti haje dora dhe sdo tja dije nese te dhem.. por tani qe jam rritur te them te drejten nuk eshte se me intereson shum dhuna fizike qe kam hequr nga ai.. ai ka nje ves qe sapo te ket mysafir ne shtepi gjen nje shkak dhe fillon ofendon fjalet me te renda.. e kam vertetuar plotesisht qe fjala vret me shum se plumbi! te them te drejten ai ka vuajtur shum pasi neve na ndodhi nje divorc i motres ne familje e kuptoj per pjesen qe un se marr dot guximin te krijoj nje lidhje se nese ndahem vuajtja ime ate do te lendonte me shume.. e kuptoj qe shumicen e rasteve e ka per te miren tone.. por jo gjithmone! jo gjithmon duhet te duroj un nervat e tij.. ka pas raste qe kam menduar edhe te vetvritem.. mrndoja se kur nuk me do vellai im si mund te me duan te tjeret...! dhe kete fb qe e kam e kam fshehurazi nese ai do te dinte qe un kam fb besomeni qe jam e vdekur! ne disa raste e kuptoj ne disa raste me pushtojn lotet dhe vetem ato me behen shok te vertet. por perseri kam shpres tek zoti e dua shum vellain tim dhe deri para ca vitesh ishte personi me i shtrenjt qe un betohesha ne emer te tij... dhe te them te drejten un qe jam keshtu jam me e ledhatuara e tij se per motrat tjera ai spyet fare... flm nese e postoni

Letra 7
Nuk besoj ne meshkuj...arsyeja? nje mashkull qe siq duket dhuna ishte pergjigjja e tij per cdo gje qe s'shkonte mir ne jeten e tij... Ky mashkull pikerisht im ate ma ka ndryshuar jeten...isha fare e vogel kur degjoja krismat dhe cte shikoja.. mamaja qe qante e gjakosur .. dhe pse? Se ai kishte humbur ne kazino... ai kishte probleme m dashnoren probleme banale...ulesha duke qare dhe shkoja te nesermen ne shkoll me buzeqeshje te shtirur...u rrita kshu m frike duke ju lutur zotit qe prindrit e mi te mos ndahen .. te kisha nje familje normale.U rrita me ket frik ...u rraha dhe un keq nje dit kur pash babin tim me dashnoren n mosh me te vogel se un...reagimi im ishte i keq po i tim ati akoma m i keq...sdo e harroj syrin e nxir jo...me pas fillova shkollen dhe gjendja jon ekonomike u be shum keq. Tashme babai skishte mundsi te bridhte lart e posht dhe u be njeri m i arsyshmem...sot ai esh i semur dhe ka ndryshuar komplet .. e ka kuptuar cesht familja.. po ce do un skuptova kurr cesht babi dhe se dua dhe sja fal .. sja fal lotet e nenes.. sja fal dot ...(Kur isha shum e vogel mbaj mend qe e pyeta mamin.Te do babi ty? m tha sigursht qe po... po un e dija qe jo dhe kam akoma at iden qe meshkujt nuk duan .

Letra 8
Përshendetje gjithve! Jam një vajz 26vjeçe dhe kam një lidhje 6vjeqarë! Fatkeqsisht pjes e dunes u bëra dhe un! un që luftoja për grat e dhunuara,un që kontribova që ato të mos ishin të nënshtruar,të komanduara, dhe të dhunuara! Por fatkeqsisht pjes e dhunes mashkullore u bëra dhe un! Dhuna psikologjike,verbale dhe fizike disa her! 5vite lidhje këtu ishin shpesh her ferr për mua takime. me të dashurin tim pa arsye më godiste,një kundershtim i imi truph im u nxinte! mu bë jeta një ferr i vertet! më kërcenonte ne familje kur i kërkoja te ndaheshin e kisha shum frik! isha studente sme linte të blija as buk,as të dilja me shoqe po vazhdova e kundershtova erdhi ma bëri trupin zi duke më rrahur! Kurr nuk e kam tradhtu , ndersa ai humtë me dit,fatkeqsi për mua se e dua tepër ate njeri ësht dashuria e par e jetes time dhe kam duru tepër shum nga ai! tani ka një vit qe jeton larg mje në emigracion! ësht më i qet më i sjellshem flasim gjith diten! E dua shumë atë njeri por frik kam shum nga dhuna! Më dhemb shpirti kur shoh ngjoj femra që dhunohen! Zot ndihmoj!

Letra 9
Anabel jam dhunuar dhe jam rrahur per 10 vjet rradhazi sa kam ne trup shum shenja thike nji nder ti esht dhe kjo damaret e dores .sot ai esht ne burg un jetoj ne amerik me dy femijet nuk e futa un ne burg por ai beri shum krime pa per mua asnje dit burg se beri sot jam gruaja me e lymtur ne bot kur dikur nuk doja me jet .kto jan disa nga shenjat e dhunes time te me falni kam ber dhe disa gabime ne shkrim 

Letra 10
Anabelista, mendoni sikur ne nje univers paralel ne vend te asaj te jete Ai. E ne vend te atij ajo: Ate dite u ktheva e stresuar nga puna. Me kishin vrare kepucet, floket dhe makiazhi nuk ishin ne trajten e tyre me te mire. Nerva kishin arritur kulmin e kur hyra ne shtepi e pash qe ti ende nuk kishe mbaruar punet e dreken nuk durova dot me. Hoqa kepucen dhe te godita. Goxha shenjester, taka mu ne balle. Ti bertite i acaruar duke me acaruar dhe mua me shume. Hyra ne kuzhine rrembeva nje gote e ta theva ne koke. Gjaku mi erresoi me shume syte e fillova te te godisja me cte mundja. Sendet fluturonin neper shpi duke shoqeruar grushtat e shkelmat e mia. Ti ulerisje nga dhimbjet e kjo me shtynte te te shkaktoja akoma me shume dhimbje. Nuk ngopesha duke te pare si strukeshe nga dhimbjet, kerkoje te kapeshe diku e te shpetoje nga duart e mia. Por jo. Une kisha force me shume se ty. Isha e forte e pushtetshme. Une punoja e sillja leket ne shpi ndersa ti ishe nje hic. Ti qe punoje 8 ore ne fabrike e pastaj edukoje femijet mirembaje shtepine nuk mund te krahasoheshe me pushtetin tim. Une isha zoti ne ate shtepi e ti duke gelltitur lotet duhet te duroje ne heshtje dhunen time. Cohu tani mos vdis se dua te kem kenaqesine te te rrah prap neser.  P.S Nuk jam pro dhunes ndaj meshkujve por ndoshta duhet ta provoni ndonjehere vete se cdo te thote te te dhembi shpirti aq shume sa i vetmi shpetim do te ishte vdekja