KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Anxhela Peristeri flet për herë të parë mbi historinë e dashurisë

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2019

Anxhela Peristeri ishte më në siklet se kurrë kur u pyet pasditen e sotme nga Rudina Magjistari në lidhje me planet për dasmën dhe vendimin për t’u bërë nënë së shpejti. E zënë ngusht, këngëtarja tregoi se nuk i pëlqen dasmat, megjithatë për herë të parë pranoi se në fakt unaza që mban në gisht – një unazë dhuratë, që ngjason me një unazë fejese – së shpejti do të zëvendësohet nga një unazë martese.

U duk sikur Peristeri nuk kishte në plan të rrëfente për historinë e dashurisë që po përjeton prej kohësh, megjithatë Rudina ia doli ta bindte që të tregonte diçka. “Nuk janë në plane të afërta, por janë në diskutim. Edhe unë e dua një fëmjë,” u shpreh ajo mbi bashkëjetesën dhe mëmësinë.

“Jetës nuk i dihet. Prandaj nuk dua ta bëj publike jetën time private dhe ta shes nëpër emisione,” përfundoi Anxhela.

Artikull i rekomanduar: Vajzat e famshme shqiptare që nuk i pëlqejnë aspak dasmat

MOS I HUMBISNI